Pas Tiranës, teatri italian i Pulias u zhvendos në skenën e teatrit të Gjirokastrës me shfaqjen “Antogonea”, një nga kryeveprat e Sofokliut.
Nën interpretimin e aktorëve italianë dhe me regji të Enzo Tomës shfaqja u mirëprit nga publiku.
Me frymëzim nga tragjedia e Sofokliut, “Antigona”, është shfaqja e sjellë nga teatri Publik Pulias në skenën e Teatrit të Gjirokastrës.
Me regji të Enzo Tomës dhe koreografi nga Elisa Baruçhieri shfaqja emocionoi publikun me muzikën origjinale, kompozimin e dritës dhe pjesëmarrjen e artistëve të njohur italianë.
Duke ndërthurur situatën historike gjatë pushtimit nazist të Francës, vepra risjell mitin antik kur miliona të rinj vdiqën dhe mbetën të pavarrosur.
“Frymëzuar nga tragjedia e Sofokliut “Antigona” kjo shfaqje ka në qendër arsyet e politikës dhe të moralit dhe është gjithnjë aktuale duke pasur parasysh konfliktin që ka sot Europa. Shfaqja prezanton një mizanskenë shumë të zhdërvjellët me tre aktorë, tre kërcimtarë dhe dy muzikantë dhe e quajtëm Antigonea Rock sepse është një spektakël që synon t’ju flasë mbi të gjitha të rinjve”, tha regjisori Enzo Toma.
“Ishte një javë shumë intensive kulturore. E mbyllim këtë javë me “Antigona Rock”, me trupën profesioniste të Puglias një shfaqje ku ndërthuret teatri , baleti dhe muzika me regji të Enzo tomës. Ju falenderojmë të gjithëve për mbështetjen dhe në vazhdim do kemi dhe aktivitete të tjera”, u shpreh Teodor Bilushi konsull i nderit i Italisë në Gjirokastër.
Në kuadër të eventeve kulturore të javës së kulturës italiane, shfaqja “Antigona” u mirëprit nga publiku gjirokastrit. Teatri Pulias e nisi rrugëtimin nga Tirana dhe do të vijojë edhe me një shfaqje në Fier.
M.T/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2877
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pamje magjike nga Hajmeli, 250 besimtarë krijojnë skenën e lindjes së Jezu Krishtit! Shfaqja ‘Betlehemi i gjallë’ merr vëmendjen e qindra vizitorëve
23 Dhjetor, 16:04
-
'Mali' i borxheve fut në kolaps ujësjellësin e Tepelenës, drejtori: Prej vitesh nuk paguajnë familjet e varfra! Debitore dhe Bashkia e Tepelenës
23 Dhjetor, 10:34
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52
-
Kakavijë/ Kapen dy persona në hyrje të Shqipërisë, ishin të shpallur në kërkim për plagosje me dashje dhe pjesëmarrje në grup kriminal
23 Dhjetor, 08:40
-
SPECIALE/ Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë
22 Dhjetor, 18:05
-
Tepelenë/ Borxhet ndaj Ujësjellësit kapin shifrën e 120 mijë eurove! Familjet e varfëra dhe Bashkia nuk paguajnë ujin
22 Dhjetor, 16:59
-
Gjirokastër/ Banesa përfshihet nga zjarri, shkak një defekt në bombulën e gazit! Shpëtojnë mrekullisht familjarët
21 Dhjetor, 15:40
-
Gjirokastër/ Makina del nga rruga te 'Ura e Kardhiqit', vdes drejtuesi 62-vjeçar
20 Dhjetor, 08:02
-
AMP arreston 2 policë! Njëri u denoncua nga ish-bashkëshortja, theu urdhrin e mbrojtjes dhe i vodhi valixhen me 5 milion lekë
19 Dhjetor, 10:58
-
‘Aperitivo italiano’, jazz & soul në Gjirokastër! Koncert me këngët më të bukura të muzikës italiane
16 Dhjetor, 14:52
-
Media spanjolle 'ABC': Shqipëria fiton popullaritet në mesin e turistëve ndërkombëtarë
15 Dhjetor, 08:14
-
Memaliaj/ Pjesë e një grupi kriminal, 46-vjeçar arratiset nga 'arresti shtëpiak', policia në kërkim
10 Dhjetor, 13:44