Anti-informaliteti/ Basha: Rama dhe mafia kroate përfitojnë 10 mln euro me programin e fiskalizimit

Anti-informaliteti/ Basha: Rama dhe mafia kroate përfitojnë 10 mln euro me programin e fiskalizimit

Edhe pse aksioni anti-informalitet ka sjellë 'frytet' e para, ku janë bllokuar disa biznese që operonin në kundërshtim me ligjin dhe janë liruar mijëra metër katror në plazhe për publikun, kreu i opozitës, Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj qeverisë për këtë aksion që ka ndërmarrë.

Sipas Bashës qeveria po dhunon bizneset me gjoba dhe se sekuestrimeve kundër sipërmarrjeve të vogla bëhet për të grabitur paratë e tyre dhe për të financuar hajdutërinë.

Më pas Basha ka hedhur akuza edhe ndaj risisë së fiskalizimit që do të behët gjithçka me anë të aplikacionit online duke thënë se në këtë mes është futur mafia kroate. Sipas pretendimeve të Bashës mafia kroate dhe familjarët e kryeministrit Edi Rama do të përfitojnë 10 milionë euro në vit nga shitja e programit elektronik te bizneset.

Kujtojmë se aksioni anti-informalitet, që vijon prej fillimit të muajit korrik, po ndëshkon me gjoba e deri mbyllje të gjitha bizneset që abuzojnë.

Mesazhi i plotë:

Hajduti Psiqik – Mafia Kroate – Vëllai në mes! Tani të gjithë e kuptojnë se një nga arsyet kryesore për dhunën e gjobave dhe sekuestrimeve kundër sipërmarrjeve të vogla që sigurojnë mbijetesën e shumicës së familjeve shqiptare, bëhet për të grabitur paratë e tyre dhe për të financuar hajdutërinë dhe lluksin e Hajdutit Psiqik dhe klientëve të tij milionerë.

Tenderi 15 milion euro i paracaktuar për miqtë e mafias kroate dhe familjarët e Hajdutit Psiqik, është pjesa më e vogël e përfitimit. Mafia kroate dhe Hajduti Psiqik do të fitojë 10 milion euro në vit nga shitja e programit elektronik tek bizneset. Për këtë po bëhet e gjithë lufta për faturimet e Hajdutit Psiqik: që t’u imponojë bizneseve shqiptare blerjen e programit nga miqtë e mafias kroate në janar kur hyn në fuqi detyrimi.

Në janar miqtë e mafias kroate në ortakëri me familjarët e Hajduti Psiqik do jenë të vetmit që do kenë gati programin për ta shitur me detyrim te bizneset, sepse çdokush tjetër nuk do ketë detajet teknike për ta ndërtuar. Praktikisht miqtë e mafias kroate, Hajduti Psiqik dhe familjarët e tij do të kenë monopolin.

Hajduti Psiqik nuk do ndalet deri sa të vjedhë edhe pikën e fundit të mundit dhe gjakut të shqiptarëve. Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! #HajdutiPsiqik #RamaIk

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 07/08/2019 17:10

    I shkreti Luldhime ben percapje te hape pak shalet por nuk po gjen karar... kenaqesine do tja japin burgaxhinjte ne Rec

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë