Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e një tjetër hoteli që është bllokuar nga aksioni anti-informalitetit që po zhvillohet prej disa javësh në të gjithë vendin me theks vijën bregdetare.
Hoteli i bllokuar 'Princ' ndodhet në Malin e Robit. Rama thotë se koha e përfitimit abuziv ka marrë fund dhe ka paralajmëruar se të njëjtin fund do të kenë të gjithë subjektet që shkelin ligjin.
"Nuk jep kupon dhe mbyllesh 1 muaj në kulm të sezonit! A i’a vlen kjo kosto e shkeljes së ligjit? Patjetër jo, por kush e merr përsipër të mashtrojë konsumatorin dhe shtetin, do të përballet me ligjin me Zero Tolerancë" shkruan Rama.
Fotoja e publikuar nga Rama