Anti-informaliteti bllokon për herë të dytë punishten e turshive dhe salcave në Shkodër, pronari në kërkim (VIDEO)

SHKODËR-Një punishte që prodhonte produkte ushqimore të ndryshme është bllokuar në lagjen "Skënderbeg" në zonën industriale ish-Fermentimi në kuadër të aksionit anti-informalitet, ndërsa është shpallur në kërkim pronari Gëzim Bala 61-vjeç. Report Tv publikon pamjet e ambientit ku prodhoheshin dhe bllokimit të produkteve të bllokuara, turshi, salca, etj.

Pas indicieve është bërë kontrolli i ambienteve nga ku u zbulua se prodhoheshin përsëri produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin, të cilat u bllokuan. Kjo nuk është hera e parë që ky person ka probleme me drejtësinë, pasi është arrestuar edhe në mars të vitit të kaluar po për këtë arsye, por aktivitetin e ka vijuar sërish.

Operacioni është realizuar nga specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Shkodër në bashkëpunim me strukturat qendrore të AKU-së dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit si dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale "Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore" dhe "Fshehja e të ardhurave".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja