Anti-informaliteti/ Denaj: 'STOP 'marifeteve' të bizneseve për t'i shpëtuar ndëshkimeve, do ndryshohet ligji për tatimet (VIDEO)

TIRANË- Në kuadër të aksionit anti-informalitet, ministrja Anila Denaj ka deklaruar se do të ketë ndryshime në Kodin e procedurave Tatimore. Kjo gjë synohet për të parandaluar subjektet që t'i shpëtojnë masave ndëshkuese me anë të vendimeve gjykate, apo të "marifeteve" të tjera, siç i quajti minstrja, që përdorin subjekte.

"Kjo periudhë ka shërbyer edhe si një moment analize përmes mbledhjeve të evidencave, ku konstatojmë se ka raste që disa subjekte mund t’i kenë shpëtuar masave të pezullimit si pasojë e vendimeve gjyqësore apo disa mekanizmave anashkaluese, duke na bërë të marrim masa për ndryshime në Kodin e Procedurave Tatimore. Dhe padyshim që përshkallëzimi i masave të gjobës do të jetë një alternativë për t’u konsideruar, përtej asaj të pezullimit", tha Denaj. 

Në konferencën për shtyp të zhvilluar mesditën e sotme, në krah të së cilës ishte Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë Elton Haxhi, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Delina Ibrahimaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Arlind Gjokuta, Deaj bëri një përmbledhje të rezultateve të aksionit "anti-informalitet" . Në këto aksione do të angazhohen në terren 200 studentë të sapodiplomuar të përzgjedhur nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit.  Ndërkohë, këtë javë do të jetë gati aplikacioni Stop-Informalitetit.

"Në sektorin Hoteleri-Turizëm, nga administrata tatimore janë inspektuar rreth 2000 subjekte, ku kanë rezultuar me probleme rreth 40% e tyre. Nga kontrollet e zhvilluara nga Inspektoriati i Punës, në 1,400 subjekte të inspektuara me 10 600 punonjës në total, 38% e tyre rezultojnë me probleme në sigurimin e punonjësve. Gjithashtu, në kuadër të procesit të formalizimit, jemi duke komunikuar me përfaqësuesit e platformës Booking.com, të cilët nuk kanë ende përfaqësues tatimor në vendin tonë për të formalizuar procedurat e deklarimeve të subjekteve shqiptare të regjistruara në këtë platformë.

Karburantet kanë qenë gjithashtu në fokus të Planit Operacional dhe rezulton se janë bërë kontrolle nga Administrata Doganore në 231 subjekte. Ka nisur kontrolli në të gjitha magazinat e lira në Porto Romano dhe ka mbaruar kontrolli në 4 magazina të Gazit të Lëngshëm, ku në 2 prej tyre janë konstatuar shkelje dhe janë marrë sanksionet përkatës. Paralelisht Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), ka nisur procedurën e inspektimit të të gjitha pikave të gazit me kontrolle që do të vijojnë që nga magazinat e lira deri tek pikat e mbushjes së gazit (autogazit).

Sektori i cigareve është gjithashtu ndër prioritetet tona, dhe jemi në fazën e investigimit përmes strukturave operative për të identifikuar pikat e shitjeve dhe fabrikat e përpunimit, dhe së bashku me strukturat e tjera ligjzbatuese po përgatisim një plan të detajuar veprimi, i cili do të zbatohet në periudhën në vijim.

Për produktet e tjera të akcizës, siç janë pijet alkoolike, vazhdojnë kontrollet në magazinat fiskale dhe si në rastin e subjektit të birrës dje, nuk do të ketë asnjë tolerancë për këdo subjekt që abuzon dhe gjobat do të jenë shumë të rënda.

Në fushën e ndërtimit, nga sot ka nisur monitorimi i 160 subjekteve që kanë rezultuar me rënie në xhiro, janë përcaktuar gjithashtu 20 subjekte të mëdha në këtë fushë të cilat do të analizohen së bashku me specialistët nga Drejtoria e Krimit Ekonomik. Ndërkohë që vetëm për muajin korrik 2019 janë referuar në Prokurori, 10 subjekte me shkelje", tha Denaj.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan: 05/08/2019 14:40

    Problemi eshte se nuk ka klim biznesi ligje te komplikuara dhe te veshtira per tu zbatuar evazoret e vertet jan firmat VIP me lidhje politike .

    Përgjigju
  • Tatimpagusi: 05/08/2019 12:43

    Po ca do ti beni moj aman, ndryshojeni njehere e pergjithmone se na plaset.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale