Anti-informaliteti/ Gjykata liron nga burgu dy inspektorët e bashkisë Shkodër

Anti-informaliteti/ Gjykata liron nga burgu dy inspektorët e bashkisë Shkodër

SHKODËR- Gjykata ka dhënë masën detyrim paraqitje për për dy inspektoret e tjerë të bashkisë, të arrestuar në kuadër të operacionit  ''Akomoduesi 2''. Idlir Dibra dhe Gegë Nika u lanë të lirë nga Gjykata e Shkodrës pas shqyrtimit të provave. Këta të dy u arrestuan pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet nga pronari i një hoteli në zonën e plazhit në Velipojë.

Dy inspektorë të Zbatimit në Drejtorinë e të Ardhurave në Bashkinë Shkodër kanë rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet nga pronari i një hoteli në zonën e plazhit në Velipojë. Report Tv mëson se në pranga kanë rënë Idlir Dibra dhe Gege Nika.

Në pranga gjatë këtij operacion është vënë nën hetim edhe B. Gj. 41 vjeç drejtori i të Ardhurave në Bashkinë e Shkodrës. Po ashtu në gjendje të lirë u procedua edhe pronari i hotelit K. L. 27 vjeç.

Sipas policisë, inspektorët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të falsifikimit të dokumenteve kanë marrë ryshfet duke mos deklaruar numrin real të dhomave të këtij hoteli me qëllim mospagimin real të taksës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!