Anti-informaliteti kontroll rreth 500 subjekteve në 5 ditë: 89 u kapën me shkelje! Mbyllen 2 biznese

89 subjekte janë konstatuar në shkelje nga 484 kontrolle që janë kryer nga inspektorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në vetëm 5 ditë. Sipas njoftimit të tatimet shkeljet më të mëdha janë konstatuar përsa i përket mallrave që  dispononin 15 tatimpagues që ishin pas dokumentacion tatimor.

Po ashtu vazhdojnë shkeljet sa i takon mos regjistrimit të bizneseve në organet tatimore, me këtë shkelje janë konstatuar 10 subjekte. Nga kontrollet e kryera 6 tatimpagues janë ndëshkuar për mos lëshim të kuponit tatimore hera e parë ndërsa 2 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor hera e dytë. Ndërkohë janë identifikuar 10 subjekte që nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 6 tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.

Ndërsa vazhdon që bizneset të mos deklarojnë punonjësit, pasi 10 subjekte janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 8 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe  2 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'U endëm për rreth 2 orë në ajër', dëshmia e 21 vjeçarit që mbijetoi nga rrëzimi i avionit në Kazakistan: Piloti tentoi tre herë ulje emergjente

'U endëm për rreth 2 orë në ajër', dëshmia e 21 vjeçarit që mbijetoi nga rrëzimi i avionit në Kazakistan: Piloti tentoi tre herë ulje emergjente