Vijon aksioni anti-informalitet. Kryeministri Edi Rama njofton se janë mbyllur disa hotele të cilët kryenin aktivitet informal. Rama thotë se aksioni është finalizuar në  sajë të kontrolleve pa pushim dhe denoncimit të qytetarëve.

"Stop Informalitetit. Vijojnë papushim kontrollet dhe goditjet e aktivitetit informal edhe falë qytetarëve që denoncojnë gjithnjë e më shumë
Do të jetë një betejë e gjatë dhe këmbëngulëse, por së bashku me qytetarët aktivë kjo betejë do ta arrijë se s’bën objektivin"
, shkruan Rama.