Anti-informaliteti/ Lirohen 2000 m2 plazh publik në Himarë e Durrës, nën hetim 5 pronarë (VIDEO)

Policia e Shtetit ka liruar 2000 m2 plazhe publike në Himarë e në Durrës si dhe ka vënë nën hetim 5 pronarë subjektesh që operonin në bregdet dhe që kishin vendosur çadra private të cilat më pas kundrejt pagesës ua jepnin pushuesve. Po ashtu janë sekuestruar edhe 470 komplete shezlongë e çadra.

Kjo lëvizje e Policisë së shtetit vjen në kuadër të aksionit anti-informalitet ku po vijohet në të gjithë zonë bregdetare me operacionin 'Plazhi i lirë' për lirimin e plazheve publike. Konkretisht policia njofton se në Himarë janë konstatuar 3 subjekte tregtare, të cilat zhvillonin aktivitetet e tyre tregtare në mënyrë të paligjshme në plazhin e quajtur "Krorës" në Shën Vasil. Si pasojë policia ka proceduar penalisht 3 pronarët e këtyre subjekteve: A.L., N.V., dhe A.D.  Në Himarë janë liruar 1000 m2 plazh publik, i zaptuar në mënyrë të paligjshme. Po ashtu janë sekuestruar edhe 200 kompleteve shezlongë  e çadra. ndërsa personat nën hetim akuzohen për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Pushtimi i tokës".

Ndërsa në Durrës janë vënë nën hetim dy pronarë të tjerë të cilët kishin zaptuar plazhin publik, në zonën e Katundit të Ri. Ata janë D.D. e SH.P.,  dhe akuzohen për veprat penale  “Pushtimi i tokës ” dhe  “Fshehja e të ardhurave“.  Në Durrës janë liruar rreth 1000 m2 plazh, ndërsa jën sekuestruar rreth 270 komplete shezlongë e çadra.

Policia njofton se do të ketë vijim të planit të posaçëm të masave "Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore".

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 15/08/2019 21:04

    Nuk u hodh evgjiteria per matan kufirit duke protestuar se po u marin pronat mirorileshve jargove katnar?

    Përgjigju
    • Fredi: 16/08/2019 10:47

      Po, jorgove katnar!

    • Mili: 16/08/2019 09:10

      Minoritarëve doje të thoshe?

  • plazhisti: 15/08/2019 09:32

    Eshte dashur qe me 1 Qershor!por perseri nuk eshte vone,kane zane mend per vitin tjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja