-
Mbi 58% e shqiptarëve nuk arrijnë pagën mesatare në vend! Aksioni anti-informalitet rriti numrin e të punësuarve me rroga 30-40 mijë lekë
Më shumë se gjysma e punonjësve në vendin tonë paguhen më pak se 60 mijë lekë që është paga mesatare. Sipas Institutit të Statistikave, as aksioni kundër evazionit nuk arriti të prodhonte efektet e pritura, por ka rritur numrin e punonjësve që marrin të deklaruara nga 30-40 mijë lekë.
15 Qershor 2022, 19:05 -
Ngjarjet më të bujshme ekonomike 2019! Arritjet, sfidat dhe dështimet e një buxheti në rënie
Në vitin 2019 nuk pati realizim të të ardhurave, kryesisht të TVSH-së. Mbyllja e lojërave të fatit dhe mungesa energjisë elektrike ndikim negativ. 31 miliardë lekë më pak se në 2018 janë mbledhur nga TVSH-ja. Viti 2019 nuk zgjidhi “ngërçin” e projektit të “Unazës së Re”. Koncesionet më të bujshme Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat. Sfida e 2020 mbetet rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti 26 nëntorit
31 Dhjetor 2019, 19:34 -
Të paregjistruar dhe shmangnin takimet, mbyllen 5 subjekte tregtare në Fier
Vetëm në dy ditët e fundit, Hetimi Tatimor ka bllokuar aktivitetin në 5 subjekte në Fier. Mbyllja e aktivitetit për bizneset në fjalë është kryer pasi kanë rezultuar të paregjistruar dhe i janë shmangur detyrimeve tatimore.
6 Nëntor 2019, 11:34 -
Anti-informaliteti me dorë të hekurt/ Mbyllet Diamond Coffe Store! Braçe: Po rrënojnë veten
Në kuadër të aksionit anti-informalitet është mbyllur ditën e djeshme një nga lokalet më të frekuentuara në zonën e 21 dhjetorit, Diamond Coffe Store. Lajmin e ka bërë të ditur zv. kryeministri Erion Braçe i cili ka thënë se gjithashtu janë mbyllur disa biznese edhe në zonën e Rinasit.
28 Tetor 2019, 20:43 -
Anti-informaliteti i vë drynin 'Iluminatium'/ Braçe: Zotëri pse nuk lëshon kupon kur restorantin e ke plot e përplot
Aksioni anti-informalitet mbyll 'Iluminatium' një nga restorantet më luksoze në afërsi të Tiranës. Zv. kryeministri Erion Braçe ka bërë të ditur lajmin teksa njofton se ky restorant u kap për herë të dytë pa dokumentuar transaksionet me kupon tatimor.
20 Tetor 2019, 07:48 -
Rama sulmon prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar: 'Kap çfarë kap' (KÇK) grupi më i madh kriminal, gati ligji special
Socialistët do të depozitojnë një ligji të ri special për prokurorët dhe gjyqtarët që janë ende në sistemin e drejtësisë, por që duke e ditur që do të shkarkohen, në pritje të ditës së gjykimit po bëjnë kërdinë me vendime absurde të diktuara nga krimi dhe korrupsioni. Rama e cilësoi këtë kategori gjyqtarësh dhe prokurorësh si organizata kriminale 'KÇK' që duhet të shpallet në kërkim. "(KÇK) (Kap çfarë të kapësh) është një organizatë kriminale me imunitet kushtetues". Pas prokurorit të Durrësit, kryeministri denoncoi sot një tjetër rast të skandaleve në drejtësi, këtë herë në Gjirokastër, ku tha se gjykata i dha urdhër mbrojtje një burri që kishte dhunuar gr
9 Tetor 2019, 10:07 -
Aksioni anti-informalitet/ Bllokohen 1.6 mln litra gaz, fshehën 38 milionë lekë të ardhura (VIDEO)
Vijon aksioni anti-informalitet. Kryeministri Edi Rama ka bërë publik një aksion të radhës gjatë të cilit është bërë bllokimi i 1.6 milionë litra gaz. Përveç parametrave subjekti i kapur në shkelje kishte mangësi edhe deklarimin fiskal pasi në total detyrimi i munguar arrin shifrën prej 38 milionë lekësh.
27 Shtator 2019, 10:50 -
Aksioni anti-informalitet, rritet me 13,8% të ardhurat për Shtetin nga Tatimi mbi Fitimin
Lajmin e bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama, në kuadër të arritjeve në luftën kundër informalitetit, ku një ndihmesë të madhe e ka dhënë edhe aplikacioni StopInformaliteti, ku qytetarët kanë mundësinë të denoncojnë çdo llojë shkelje që bizneset bëjnë.
20 Shtator 2019, 19:06 -
Aksioni anti-informalitet, Krimi Financiar bën bilancin: 39 të arrestuar, 1764 biznese në 'sitë', gjoba e procedime
Minxhozi ka deklaruar se bilanci është bërë deri në datën 10.09.2019, në zbatim të Planit të Masave “Kundër informalitetit në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, tregtimin e mallrave me akcizë dhe evazionin fiskal”, “Për evidentimin e subjekteve në vijën bregdetare që ushtrojnë aktivitet biznesi të shërbimit pa leje (kontrata me njësitë vendore)”, si dhe të Planit të Veprimit të përbashkët me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në bashkëpunim edhe me strukturat e qeverisjes vendore dhe të tatimeve e doganave.
11 Shtator 2019, 14:50 -
Ndodh në Tiranë! Lokali kalon në biznes të madh, u rrit çmimin klientëve: Ju faleminderit për mirëkuptimin
Në një lokal në Tiranë, që ka kaluar nga biznes i vogël në biznes të madh, por kjo ka rënë mbi kurrizin e klientëve të lokalit. Kjo ka ndodhur pasi lokali në fjalë ka rritur çmimet e shërbimeve.
6 Shtator 2019, 11:39 -
Aksioni Anti-Informalitet, Denaj: Në 'sitë' Inspektorati i Punës, s'ka më punonjës të padeklaruar (VIDEO)
Aksioni anti-informalitet pas kontrolleve në zonat bregdetare do të përqendrohet tek kontrollet për deklarimin e punonjësve dhe rritjen e masave të sigurisë në punë. Këto masa u bënë publike gjatë një konferencë për mediat nga Ministrja e Financave, Anila Denaj dhe Drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj. Ministrja njoftoi edhe ndryshimet që priten të bëhen në ligjin për procedurat tatimore.
4 Shtator 2019, 13:28 -
Anti-informaliteti mbyll kantierin e pallatit shumëkatësh në Tiranë, Denaj: Në shtator në sitë firmat e ndërtimit
Pas korrikut në vijën bregdetare dhe gushtit te karburantet, aksioni anti-informalitet në shtator do të jetë i fokusuar te firmat e ndërtimit. Denaj mori pjesë në një inspektim nga Inspektorati i Punës te Rruga e Kosovarëve pranë Liqenit ku u bllokua një kantier ndërtimi. Ministrja kishte kritika edhe për inspektorët.
3 Shtator 2019, 22:32 -
Shkodër/ Bllokohen dy kamionë me dru, vihen nën hetim 3 persona e pëson edhe inspektori i pyjeve
Inspektori i pyjeve i proceduar penalisht është Z.GJ. Ndërsa tre personat e vënë nën hetim janë A.N., A.C. dhe R.K, akuzohen për veprat penale ”Fshehja e të ardhurave” dhe ”Prerja e paligjshme e pyjeve.
3 Shtator 2019, 16:59 -
Pas goditjeve të 'të mëdhenjve' të karburanteve, aksioni anti-informalitet me sytë nga kompanitë konsumatore
Në një komunikim për mediat, Braçe i dha kohë kompanive të mëdha që kanë depozita karburanti, të nisin të gjitha procedurat në institucionet përgjegjëse për tu certifikuar
27 Gusht 2019, 13:00 -
76 ton kafe 'Meduza' pa akcizë në Vorë, 150 mijë euro gjobë biznesit, Denaj: S'do mjaftohemi vetëm me një analizë të disa muajve
Nga kontrolli i ushtruar në një magazinë fiskale të një subjekti që tregon kafe është konstatuar një mungesë gjendjeje në magazinë prej rreth 76 ton. Detyrimi i munguar i akcizës është rreth 4.6 milionë lekë dhe gjobë për këtë detyrim të munguar është 13.8 milionë lekë, duke e çuar në total detyrimin që duhet të paguajë subjekti në vlerën e 18.4 milionë lekë.
17 Gusht 2019, 11:17 -
Lirohen 2800 m2 në Shëngjin, nën hetim 7 pronarë/ E pëson sërish ish-drejtori i Taksave
Policia njofton se përveç 7 pronarëve që janë vendosur nën hetim, janë referuar materiale hetimore shtesë për Areben Ndoj me detyrë ish - Drejtor i Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë Lezhë, i proceduar dhe më parë, pasi ka lejuar këto subjekte të ushtronin aktivitetet në mënyrë të kundërligjshme.
16 Gusht 2019, 09:57