Anti-informaliteti/ Lirohen 6000 m2 plazh në Durrës, nën hetim 2 persona (VIDEO)

DURRËS- Policia ka vijuar aksionin anti-informalitet 'Plazhi i Lirë', ku këtë radhë në qytetin e Durrësit janë liruar rreth 6000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme, si dhe sekuestrohen rreth 1000 çadra e shezlongë. Në këtë operacion janë proceduar penalisht edhe 2 pronarë të subjekteve të bllokuara që akuzohen për veprat penale "Fshehja e të ardhurave",  "Mospagimi i  taksave dhe tatimeve" dhe "Pushtimi i tokës".  Ata janë Gj.K., dhe B.Sh., pasi nga kontrolli i ushtruar në plazhin  në Sektorin Rinia, u konstatua se kishin zënë me çadra plazhi hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse dhe të pa pajisur me kasë fiskale.  

Ndërkohë njoftohet se operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, por jo vetëm, për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.

Kujtojmë se aksioni anti-infomralitet është shtrirë në të gjithë vendin ku deri më tani janë liruar mijëra metra katror plazhe publike që ishin zaptuar me çadra si dhe janë gjobitur e bllokuar biznese që kryenin evazion fiskal duke fshehur të ardhurat.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik pler fshatari: 12/08/2019 14:07

    Dërrmojini, ”pastroni” vendin!

    Përgjigju
  • Tatim paguesi: 12/08/2019 13:22

    Mos u mashtro o popull! E gjitha është propagandë! Ato çadra aty rrinë vetëm 2-3 muaj. Askush nuk është i detyruar t'i paguajë! A nuk i ka pas drejtuar kjo qeveri shumicën e bashkive bregdetare??? Pastaj çadrat shkulen kollaj se në rërë jan ngul POR kush i shkul kullat e betonit që janë përçudnuar qytetet tona??? Ato janë çibani kanceroz i qyteteve shqiptare jo çadrat dhe shezlonget!!!

    Përgjigju
  • KIRI: 12/08/2019 12:23

    ORE SHUME MIRE QE LIROHEN PLAZHET NGA AMBULANTET QE VENDOSNIN CADRAT KUDO,,,POR CDO BEHET ME PALLATET ,,,LEJET U DHANE NGA KRYEBASHKIAKET VENDORE,,,A DO DENOHEN KETA ZYRTARE PER KETE SHKATARRIM TE PLAZHIT,,..//

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare