Drejtoria e Antikontrabandës në Elbasan në bashkëpunim edhe me drejtorinë e Tiranës ka zhvilluar sot një aksion në magazinat doganore të “Kurum”. Gjatë kontrollit u konstatua se mungonin 4 mijë ton hekur dhe nënprodukte të tjera, të cilat kanë dalë nga magazina në kundërshtim me ligjin.
Sipas policisë vlera e mallit si detyrim doganor (TVSH), të dalë në mënyrë kontrabandë nga magazina kap vlerën 450 mijë euro.
Ky është detyrimi doganor që Kurum duhet të paguajë, si dhe masa e sanksionit.
Pas aksionit të zhvilluar nga drejtoria e Antikontrabandës, ndaj kompanisë “Kurum” në Elbasan, është vendosur bllokimi i magazinës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)