'Antikorrupsioni'/ Drejtori i Hetimit të Krimit Ekonomik: Kriptovalutat po përdoren për fshehjen e parave! Zv.Ministri i Drejtësisë dhe Mbikqyrësi në BSH: Paratë pastrohen nga sasia e lartë e cash

'Antikorrupsioni'/ Drejtori i Hetimit të Krimit Ekonomik: Kriptovalutat po përdoren për fshehjen e parave! Zv.Ministri i Drejtësisë dhe Mbikqyrësi në BSH: Paratë pastrohen nga sasia e lartë e cash

Tryeza e Antikorrupsionit

Gjatë tryezës së sotme të “Antikorrupsionit” u fol për parandalimin e pastrimit të parave dhe korrupsionit transnacional. Gentian Ndoi, drejtor për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar tha se ka informacione që kriptovalutat po përdoren gjerësisht për të fshehur dhe pastruar paratë që vijnë nga krimi.  

“Jemi duke krijuar një qasje të re dhe me kriptovalutat, pasi informacionet janë që kriptovalutat përdoren gjerësisht për të fshehur pasuritë që vijnë nga krimi dhe e dyta për të lehtësuar pastrimin e këtyre parave. Është një qasje e re për ne, po eci, me trajnimet. Ne po luftojmë bashkë me mbështetjen e ministrisë që të kemi një qasje sa më të madhe në databazat shtetërore dhe private. Është shumë e nevojshme. Është tmerrësisht e nevojshme pasi një punë burokratike që bëhet përmes shkresave që I dërgohen institucioneve, që shpesh herë bllokon dhe punën e tyre e tonën, një oficer mund ta bëjë lehtësisht nga zyra e tij, pa rënë në sy dhe në fund të ketë një produkt që t’ja referojë prokurorit , e prokuroru më pas gjykatës”, theksoi ai.

Klajd Karameta zëvendës ministri i Drejtësisë nënvizoi se kriptomonedhat përfaqësojnë revolucion Dhe se duhet ta përqafojmë teknologjinë.

“Kemi kërkesa pafund për akes në regjistra, por duhet të mbahet parasysh edhe rreziku i abuzimit.

Është interesi i gjerë, por edhe shmangia e abuzimit, që me regjistrat ka ndodhur shpesh në vendin tonë. Nuk mund të hapet aksesi pafund.

Sa i takon kriptovalutave. Është e saktë që përdoren shpesh edhe për pastrimin e parave. Kriptomonedhat përfaqësojnë revolucion të madh sa i takon anës teknologjike dhe në perceptimin tim shikohen vetëm anët e këqija. Paratë pastrohen me paraë dhe ne nuk i kufizojmë. Kriptomonedhat padyshim mund të përdoren për të fshehur të ardhurat, por tregjet financiare ndërkombëtare, SHBA këtë vit, ka legjitimuar përdorimin e kriptomonedhave. Duhet ta përqafojmë teknologjinë, sepse nuk I shpëtojmë dot”, tha Karameta.

Denis Deralla, drejtor i Mbikqyrjes në Bankën e Shqipërisë shtoi se nuk pastrohen para përmes kriptomonedhave, por ky fenomen ndodh prej sasisë së madhe të parave cash.

"Në Shqipëri nuk është e nevojshme fare të pastrosh para. Mund të blesh nga apartamenti tek makina dhe investime të çfarëdollojshme në cash. Nuk ke nevojë  fare të deklarosh burimin e të ardhurave. Tre struktura janë në Shqipëri që kërkojnë burim të ardhurash, ILDKPI për zyrtarët, bankat që e kanë forcuar kërkesën e tyre për burimin e të ardhurave, si dhe SPAK e Prokurori. Struktura të tjera nuk ka. Nëse i shpëton këtyre tre rrjetave lundron i qetë.

Është sasia e cash-it dhe lejimi i transaksioneve cash që bëjnë të mundur qarkullimin e parasë së pisët. Ajo që duhet të kemi parasysh është format për parandalimin e parave cash", tha ai.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun