Antikorrupsioni kap me shkelje degën e Tiranës, doganierëve u mbahen pagat 6 muaj

Në cilësinë e kordinatores antikorrupsion, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka bërë publike masat e ndëshkimit për 13 doganierë në degën e Tiranës. Sipas Gjonajt ata kanë shkelur ligjin dhe nuk kanë vjelur detyrimet nga subjektet e për pasojë do t'u mbahen pagat për një periudhë 6 mujore.

Sipas saj strukturat përgjegjëse të Degës së Doganës Tiranë nuk kanë respektuar procedurat dhe kërkesat e parashikuara në legjislacionin në fuqi për evidentimin, ndjekjen dhe ekzekutimin e vendimeve administrative të marra nga autoriteti doganor për vjeljen e detyrimeve doganore/të akcizës por edhe për rikuperimin me forcë të borxhit doganor për periudhën Janar - Dhjetor 2018.

Deklarata e plotë e Etilda Gjonajt:

Angazhimi i qeverisë shqiptare në konsolidimin e luftës kundër korrupsionit, si prioritet numër një në listën e prioriteteve, tregohet qartë me rezultatet konkrete që po prodhon. Përtej zhurmës dhe tymnajës së qëllimtë, qytetarët shohin dhe vlerësojnë çdo ditë se si kjo maxhorancë qeverisëse po punon për të luftuar korrupsionin nëpërmjet ndërtimit të një administrate model në ofrimin e shërbimeve cilësore ndaj qytetarëve.

Javën që shkoi, Task Forca Antikorrupsion ka vijuar me punën duke ushtruar kontroll në bazë të indicieve dhe ankesave të qytetarëve në platformën shqipëriaqëduam.al.

Është ushtruar kontroll në Degën Doganore Tiranë, lidhur me respektimin e kërkesave ligjore në sektorin e operacioneve doganore, bazuar në legjislacionin doganor në fuqi, dhe kontratat e lidhura në përfundim të procedurave të prokurimit.

Nga kontrolli janë evidentuar shkelje si në vijim: Strukturat përgjegjëse të Degës së Doganës Tiranë nuk kanë respektuar procedurat dhe kërkesat e parashikuara në legjislacionin në fuqi për evidentimin, ndjekjen dhe ekzekutimin e vendimeve administrative të marra nga autoriteti doganor për vjeljen e detyrimeve doganore/të akcizës dhe rikuperimin me forcë të borxhit doganor për periudhën Janar - Dhjetor 2018”.

Gjithashtu, u konstatuan praktika zhdoganimi që nuk administrojnë procesverbalin e kontrollit fizik, të formularit të rivlerësimit doganor, certifikatat e verifikimit të llojit të mallit dhe klasifikimit tarifor, fletë-analizat në mosrespektim të parashikimeve ligjore dhe nënligjore, si dhe të manualit “Mbi procedurat standarde të punës për kontrollin fizik bazuar në risk, të ngarkesave ose të mjeteve të transportit”.

Gjatë kontrollit janë evidentuar akte kontrolli jo të plota, pasi në to nuk janë pasqyruar rezultatet e plota të kontrollit fizik sipas kërkesave që përcaktohen në aktet nënligjore.

Në përfundim të kontrollit u rekomanduan 13 masa disiplinore:

-              Masë disiplinore “pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë, përfshirë rritjen në shkallën e pagës për një periudhë deri në dy vjet” për kryetarin e Degës Doganore Tiranë, i cili ka qenë në detyrë në periudhën e konstatimit të shkeljeve si dhe për përgjegjësin e zyrës së kontrollit fizik, masë disiplinore “mbajtja deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në gjashtë muaj për; 5 doganierë të kësaj dege si dhe për 2 specialistët e zyrës së rekuperimit me forcë të borxhit doganor dhe për specialistin pranë zyrës juridike, masë disiplinore.

-              Masë disiplinore “vërejtje me shkrim” për 3 doganierë pranë sektorit të operacioneve doganore.

Gjithashtu, janë rekomanduar dhe 17 masa administrative, me qëllim përmirësimin e veprimtarisë së institucionit si dhe vendosjen e kësaj veprimtarie në kushtet e ligjshmërisë së plotë. Tashmë janë të qarta mesazhet e punës së Task Forcës Antikorrupsion.

Mesazhi për çdo punonjës të administratës shtetërore: Kushdo që shkel ligjin dhe abuzon me detyrën, do të mbajë përgjegjësi personale, administrative dhe penale;

Mesazhi për çdo institucion: Fokusi i punës është ofrimi i shërbimeve cilësore për qytetarët në kushtet e një veprimtarie të ligjshme dhe eficiente.

Angazhim të plotë gjatë kësaj jave kanë pasur edhe strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat kanë shënuar rezultate të mira në evidentimin dhe dokumentimin e veprave penale në fushën e korrupsionit.

Janë evidentuar 11 vepra penale në fushën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës dhe janë proceduar penalisht 29 autorë, nga të cilët janë arrestuar ose ndaluar 16 autorë si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 15 autorë.

Në fund, dua t’iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të vijojnë të kontribuojnë në luftën e qeverisë kundër korrupsionit, duke denoncuar në organet ligjzbatuese dhe në platformën e bashkëqeverisjes çdo rast korrupsioni, pasi çdo sinjalizim i tyre do të dëgjohet me vëmendje dhe do të verifikohet.

Faleminderit!

13 masa disiplinore në Degën Doganore Tiranë

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 21/03/2019 14:37

    E kam thene dhe me pare. Per keta doganiere qe kane thyer ligjin, vetem ky denim qenka?! Dmth sipas ketij denimi, keta do vazhdojne punen si doganiere, por per 6 muaj pa te drejte rroge.. Kjo eshte tallje me taksapaguesit. Nese doni nje denim per keta hajdute ( sepse hajdute jane), atehere me e pakta eshte te pushohen nga puna dhe pa te drejte aplikimi per punesim ne shtet per 5 vjet. Gjobe me vleren e pages per 6 muaj. Kjo me e pakta.. pastaj ka edhe burgim..

    Përgjigju
  • Ardian: 20/03/2019 18:32

    Ket do te bojm Kryeministre.dhe e meriton

    Përgjigju
  • Well done: 20/03/2019 16:12

    Bravo..,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë