Zgjidhet kryesia e re e PS-së, EMRAT që la jashtë Edi Rama, dhe kë fuqizoi! Ikën Beqaj, Xhaçka, Bushati e Subashi! VOTAT që morën anëtarët e rinj! Erion Braçe i pari

Zgjidhet kryesia e re e PS-së, EMRAT që la jashtë Edi Rama, dhe kë fuqizoi! Ikën Beqaj, Xhaçka, Bushati e Subashi! VOTAT që morën anëtarët e rinj! Erion Braçe i pari

Emra të rinj përfshihen në forumin më të lartë të PS-së. Asambleja e PS-së e mbledhur më 8 shtator në Durrës votoi për emrat e rinj të kryesisë e re mes 14 emrave (7 gra e 7 burra) të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Nga 14 emra të propozuar u zgjodhën 10 prej tyre.

Dy ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, Igli Hasani ( ministri i Jashtëm) dhe Albana Koçiu (ministrja e Shëndetësisë janë tashmë anëtarët e rinj të kryesisë së PS-së. 

Deputeti socialist Erjon Braçe mori numrin më të lartë të votave nga anëtarët e Asamblesë, përkatësisht, 295 vota, 1 më pak mori Arben Pëllumbi. Renditja vjen më pas me Toni Gogun, Eduard Shalsin; Igli Hasani, i cili u zgjodh për herë të parë në kryesinë e PS-së. Nga skuadra e grave, janë zgjedhur anëtare kryesie; Lindita Nikolla, e cila mori më shumë vota nga anëtarët e Asamblesë, përkatësisht 287 vota. Renditja vjen më pas me Albana Koçiu; Anila Denaj; Etilda Gjonaj; Klodiana Spahiu dhe Lindita Nikolla.

Pavarësisht se ishin propozuar nga kryeministri Edi Rama, nuk arritën që të fitojnë zemrën e socialistëve ministri Pirro Vengu, si dhe kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo, i cili u propozua për herë të parë për tu përfshirë në strukturat më të larta të PS-së, pas largimit nga LSI-ja.

Po ashtu nuk arritën të fitonin, Delina Ibrahimaj, Ministre Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit si dhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka.

Nga kryesia e re mbeten jashtë figura të njohura të PS-së,  si Mimi Kodheli, Blerina Gjylameti, Olta Xhaçka, (ish ministrja e Jashtme, mandati i së cilës do të diskutohet të enjten e 12 shtatorit në Kuvend) Ditmir Bushati, Ilir Beqaj, (Ish ministri i Shëndetësisë në hetim nën masën e arrestit burg për abuzim me fondet e BE-se )e  Armando Subashi, (kryetari i bashkisë së Fierit)  të cilët ishin anëtarë të kryesisë së vjetër por Rama nuk i propozoi tek kryesia e re. 

Sa i takon Belinda Ballukut dhe Ogerta Manastirliut, të cilët kanë qenë dhe në kryesinë e vjetër, ata hyjnë automatikisht dhe tek kryesia e re pasi janë drejtues të qarqeve dhe nuk i nënshtrohen votës së Asamblesë socialiste. 

 Kryesia e PS, kandidatët e zgjedhur me votë nga Asambleja dhe me sa u votuan 
Anetaret gra
Lindita Nikolla  287 vota 
Albana Kociu - 283 vota
Klodiana Spahiu - 279 vota 
Anila Denaj - 278 vota 
Etilda Gjonaj - 219 vota 
Anetaret burra
Erjon Braçe - 295 vota 
Arben Pëllumbi - 294 vota 
Toni Gogu - 250 vota
Eduard Shalsi - 241 vota
Igli Hasani 228 vota
Kandidatët burra e gra që nuk u zgjodhën për anëtar kryesie se morën me pak vota 
Vangjel Tavo - 174 vota
Pirro Vëngu - 210 vota 
Klotilda Bushka - 216 vota
Delina Ibrahimaj - 148 vota 

Anëtarë të kryesisë janë, veç këtyre 10 emrave të zgjedhur, janë edhe 14 drejtuesit politikë të qarqeve dhe anëtarët e sekretariatit.

Me poshte, lista që u propozua nga kryeministri Rama për tu votuar nga asambleja për të qenë pjesë e kryesisë, sipas rendit alfabetik, 7 gra e 7 burra nga të cilët 5 nga burrat e 5 nga gratë do të zgjidheshin anëtarë të kryesisë së re të PS-së.  

Emrat e propozuar nga Rama per Kryesine e PS-se dhe qe u hodhen ne votim në Asamble 
Arben Pëllumbi
Erjon Braçe
Eduard Shalsi
Pirro Vëngu
Pjerin Ndreu
Toni Gogu
Vangjel Tavo
Albana Koçiu 
Anila Denaj
Delina Ibrahimi
Etilda Gjonaj
Klodiana Spahiu
Klotilda Bushka
Lindita Nikolla

Kush mbeti jashtë kryesisë së PS
6 figura të njohura të socialistëve mbetën jashtë forumit të lartë të partisë pasi nuk u propozuan për votim nga kryeministri Edi Rama.

Largohen nga kryesia
Olta Xhaçka
Mimi Kodheli
Blerina Gjylameti
Ilir Beqaj
Ditmir Bushati
Armando Subashi

Shënim: Raportuan për Report Tv dhe Shqiptarja.com gazetaret Raziela Myslimaj dhe Esiona Konomi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:39
Më i votuari nga anëtarët e Kryesisë, Braçe mesazh atyre që u zëvendësuan: Pranojeni si kalim gjeneratash

1722011391_brace.jpg

Asambleja e Partisë Socialiste ka votuar 10 anëtarët e rinj pas 14 emrave të propozuar nga kryeministri Edi Rama. Ndër emrat e propozuar për votim ishte edhe Erion Braçe i cili ka rezultuar më i votuari nga të 13 anëtarët e tjerë. Braçe ka marrë 295 e vota, ndërsa pas tij renditet Arben Pëllumbi. Në një reagim në rrjetet sociale, deputeti socialist shprehet falënderues për anëtarët e Asamblesë që e votëbesuan.

‘Sot, PS shkoi më tej! Hapësirën e gjerë, të njëjtë në status e fuqi, për të rinjtë gjeneratën tjetër atë të Shqipërisë si një vend i BE-së. Nëse më ka gëzuar gjë sot është kjo; Unë e cilido që e ka mundësinë, ka detyrën t’i japë edhe 10-15 vite të tjera PS-së me gjeneratën tjetër.’- shkruan ndër të tjera Braçe.

Postimi i plotë

‘Shume Mirenjohes Dhe Edhe Me I Perulur,
Per Kete Vote Besimi!

Nuk e di e sata here eshte qe e marre kete besim ne PARTINE tone-nuk i numeroj me, por di qe do bej cmos per te shumefishuar PUNEN per NJEREZIT, i bindur se fuqia e PARTISE SOCIALISTE jane NJEREZIT, kudo, ne qytet e fshat, te moshuarit, te mesmit e te rinjte, burrat e grate, djemte e vajzat, te pamundurit e nevojtaret, te harruarit, punetoret e qytetit e te fshatit, te vegjlit e te mesmit si sipermarres-motore zhvillimi, por edhe si sherbyes jetik te shtetit; me pelqen kjo pune dhe do e bej ne cdo dimension e me cilindo, pa pare kerkend nga lart poshte por drejt, sy me sy, perballe!

Ndaj do doja ti falenderoja pafund te gjithe miqte e shoket e betejave, por edhe ata me te rinjte nga Shkodra, Malesia, Puka, Kukesi, Hasi e Tropoja, Lezha, Laci e Miredita, Dibra, Burreli e Bulqiza, Kruja, Tirana e Durresi, Elbasani, Librazhdi, Gramshi, Cerriku e Peqini, Kavaja e Rrogozhina fqinje, Berati, Kucova, Dimali, Skrapari e Policani, Vlora, Selenica, Himara ime, Saranda, Delvina e Konispoli, Pogradeci, Korca, Devolli e Erseka, Tepelena, Permeti, Gjirokastra; mbi te gjitha por njesoj-barabar me te gjithe, shume faleminderit Divjakes, Lushnjes, Roskovecit E Patosit, Mallakastres, Fierit, Jo Thjesht Per Voten Por Per Mundesine Per Te Punuar Bashke, Sherbyer E Bere Mire Per Njerezit, Arritur Rezultate Per Ta, Nga Ato Rezultate Qe Ndryshojne Per Mire Jeten E Tyre;
Peruleshit Shume Mirenjohes Per Punen,
Jo Per Karrigen!

Sot, Partia Socialiste Shkoi Me Tej; Hapesire e gjere, te njejte ne status e fuqi, Per te rinjte, gjeneraten tjeter, ate te shqiperise si nje vend i BE-se!

Nëse me ka gezuar gje sot eshte kjo; Une e cilido si une qe sot e ka mundesine, ka detyren ti jape edhe 10-15 vite te tjera jete partise socialiste, me gjeneraten tjeter!

Cilitdo dua ti them; Mos E Mendo Si Zevendesim, Pranoje Si Perfshirje, Plotesim E Vazhdim Jetesor-Kalim Natyral Gjeneratash Qe Vijojne Jeten, Ndryshojne E Permiresojne Ate! EDI RAMA ka te drejte, duhet ta bejme tani dhe kudo!

Ne fund, BELINDA ne Fier do bej mire ne gjithcka; Bashkimi Eshte Fuqia Jone, Perulesia E Modestia Perballe Njerezve Eshte Morali I Kesaj Fuqie!’

 

Ora 18:05
Asambleja e Partisë Socialiste/ Reagon Koçiu: Mirënjohje dhe falënderime për të gjithë anëtarët për mundësinë e dhënë

Foto: Albana Koçiu

Ministrja e shëndetësisë Albana Koçiu ka reaguar për herë të parë pasi u zgjodh anëtare e kryesisë në asamblenë e PS. Me anë të një postimi në facebook ajo ka falënderuar të gjithë ata që besuan te ajo.

"Partia Socialiste është familja e vetme politike në me ekipin, frymën dhe vizionin për një Shqipëri Europiane.

Është një privilegj i madh për mua, dhe me vetëdijen për përgjegjësinë që sjell kjo detyrë, dua të shpreh mirënjohje të thellë dhe të falenderoj nga zemra të gjithë shoqet dhe shokët anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste për besimin dhe mundësinë që më dhanë për të qenë pjesë e Kryesisë së kësaj force, për të kontribuar e çuar përpara vizionin e Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.

Pres me padurim të fillojmë punën së bashku për objektivin e radhës, fitoren në zgjedhjet e ardhshme, për mandatin e katërt qeverisës, me bindjen se do të arrijmë rezultate të jashtëzakonshme për shqiptarët dhe vendin, duke ecur përpara më shpejt drejt objektivit për Shqipërinë 2030", shkruan Koçiu.

Ora 17:44
U zgjodh anëtar i Kryesisë së PS-së, reagon ministri i jashtëm Igli Hasani

1725809312_iglihasani.jpg

Ministri i Jashtëm Igli Hasani për herë të parë do të jetë anëtar në kryesinë e Partisë Socialiste. Përmes një postimi në rrjetin social X ai falenderon anëtarët e Asamblesë që e votuan.  

“Sot në Asamblenë Kombëtare votuam për ekipin drejtues të Partisë Socialiste, duke nisur punën për të ndërtuar skuadrën përfaqësuese për SHQIPËRINË 2030. Faleminderit anëtarëve të Asamblesë për besimin e dhënë si anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste”, shkruan Igli Hasani në “X”.

S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë