Kreu i Zyrës së Përmbarimit në Fier, stafi i Hipotekës në Berat dh Durrës si dhe efektivët e policisë së burgjeve në Lezhë janë kapur në shkelje të ligjit gjatë ushtrimit të detyrës, nga njësia Antikorrupsion. Në një komounikim me mediat ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka bërë publik shkarkimin e drejtuesit të Përmbarimit Shtetëror në Fier, Arjan Cepele.
Më tej Gjonaj sqaroi se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Drejtësisë, ka evidentuar shkelje ligjore për 6 punonjës policie pranë IEVP Lezhë, pasi kanë kryer veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi lidhur me elementët e sigurisë në institucionet penitenciare.
Deklarata e Task Forcës Antikorrupsion
Detyrimi ligjor i punonjësve tëështë që t’ju shërbejnë qytetarëve në kohëe me cilësi, sidhe të jenë dinjitozë në punën e përditshme.
E kemi bërë të qartë që në krye të herës, se do të qeverisim me qytetarët dhe për qytetarët,si aleatiynë kryesor.
Do të evidentojmëçdo ditë,dhe denoncojmë në organet ligjzbatuese,shkeljet administrative dhe veprat penale të punonjësve të administratës publike.
Edhe në daljen publike të kësaj jave, fokusi kryesor i Task Forcës Antikorrupsion është verifikimi i cilësisë dhe transparencës në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarit.
Duke marr shkas nga ankesat dhe denoncimet të adresuara në platformën shqipëriaqëduam.al, Taska Forca Antikorrupsion gjatë kësaj jave ka kryer kontroll në zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Berat.
Në përfundim të kontrollit u konstatuan shkelje të afateve për trajtimin e praktikave dhe përpunimit të kërkesave të qytetarëve tëcilat kanë çuar në mohimin e të drejtës për të marr shërbim në kohë dhe me cilësi.
Bazuar në shkeljet e sipërpërmendura u rekomanduan disamasa disiplinorepër punonjësit e kësaj zyrevendore.
Vërejtje me shkrim për tre përgjegjës sektori, 2 përgjegjës zone,përgjegjësit tësektori të arkivës dhe administrimit të informacionit, si dhe një specialiste të kësaj zyre.
Gjithashtu u rekomanduan masa administrative me qëllim përmirësimin e veprimtarisë së zyrës vendore Beratpër përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të ofruara ndaj qytetarëve.
Gjithashtu në vazhdën e inspektimeve të kryera më herët nëZyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Durrës masat vazhdojnë.
Pas inspektimit është depozituar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës kallëzim penal për e dyshuara të “shpërdorimit të detyrës”si dhe të“pastrimit të produkteve të veprës penale”, të kryera në bashkëpunim, për punonjësit e zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme Durrës.
Rezulton se, me veprime apo mosveprime, janë thyer rregullat e parashikuara nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi për regjistrimin e pasurive të paluajtshme,si dhe nga veprime të cilat kanë çuar në asgjësimin e akteve e kartelave të pasurive të paluajtshme.
Nisur nga njëtjetër ankesë e ardhur pranë portalit shqipëriaqëduam.al lidhur me veprimtarinë e zyrës përmbarimore shtetërore Fier, është shkarkuar nga detyra sot kryetari i kësaj zyreArjan Cepele.
Nga inspektimi i kryer nga Task Forca Antikorrupsion rezulton se ka pasur shkelje të disiplinës në punë në mënyrë të përsëritur në veprimtarinë e tij si përmbarues, gjithashtu janë gjetur shkelje ligjore dhe proceduriale, për mosrespektim të afateve dhe procedurave gjatë ekzekutimit të titujve ekzekutiv.
Njëkohësisht gjatë kësaj jave, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Drejtësisë, ka evidentuar shkelje ligjore për 6 punonjës policie pranë IEVP Lezhë, pasi kanë kryer veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi lidhur me elementët e sigurisë në institucionet penitenciare.
Materialet gjithashtu janë referuar në Prokurorinëe Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “mos marrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”.
Për të gjashtë punonjësit e policisë së Burgjeve, ashtu si për shefin e policisë janë marrë masa disiplionore lidhur me përgjegjësinë e tyre administrative.
Në fundstrukturat kundër korrupsionit, në Policinë e Shtetit gjatëjavës që lamë paskanë evidentuar 4vepra penale në të cilatjanëproceduar penalisht 5 autorë për krime në fushën e korrupsionit, dhe shpërdorimit të detyrës.Për të gjitha rastet e evidentuara, nga strukturat për hetimin e korrupsionit dhe drejtoria qendrore e hetimit, janë kryer veprimet hetimore dhe janëreferuar materialet në organin e akuzës.
Dua të bëj me dije të gjithë qytetarëve se Task Forca Antikorrupsion, apo të gjitha strukturat që janë për luftën kundër korrupsionit vijojnë çdo ditë për evidentimin dhe vendosjen përpara përgjegjësisë të gjithë atyre që kanë shkelur ligjin., për çdo denoncim të bërë nga qytetarët në portalin shqipëriaqëduam.al.
Prandaj përfitoj nga rasti të ftoj qytetarët që të vijojnë të denoncojnë rastet abuzive me qëllim që së bashku të adresojmë dhe të luftojmë korrupsionin.