TIRANE- Një muaj pasi persona të paidentifikuar sulmuan me antitank shtëpinë e kryekomunarit të Farkës në Tiranë, banorët e zonës e gjetën armën që mesa duket është hedhur nga autorët, pasi kryen atentatin. Policia e Tiranës njoftoi dje zyrtarisht se “Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 25 mars 2014, në Farkë të Vogël, në banesën e shtetasit Fatbardh Plaku, ku është hedhur një armë “bazooka” granatahedhës, dje në Liqenin e Farkës është gjetur nga banorët e zonës një armë bazooka kundërtank i cili mendohet që mund të jetë arma që është përdorur në ngjarjen e mësipërme”.
Policia tha se u sekuestrua në cilësinë e provës materiale kjo armë kundërtank, e cila do të dërgohet për ekzaminime të mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë. Vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”. Ndërkaq, burime pranë Ministrisë së Brendshme pohuan për gazetën “Shqiptarja.com”, se kjo armë është dërguar menjëherë në Laboratorin Kriminalistik të dikasterit blu, ku nisën ekzaminimet, nga të cilat ende nuk ka rezultuar ndonjë e dhënë konkrete.
Më saktësisht, ekspertët u përpoqën të mblidhnin gjurmë gishtash, çka do të përbënte një ndër provat kyçe për identifikimin e autorëve të ngjarjes. Mirëpo, paraprakisht, mësohet se nuk janë gjetur shenja gishtërinjsh, çka tregon se atentatorët mund të kenë përdorur dorashka, ndonëse ekspertiza laboratorike do të vijojë ditët e ardhshme, për të përcaktuar saktësisht nëse ka apo jo gjurmë gishtash. Nga ana tjetër, është kryer edhe ekspertiza balistike e kësaj arme, ku do të përcaktohet qartë nëse është qëlluar edhe më parë me këtë kundratank, pra nëse ai është përdorur edhe në ngjarje të tjera kriminale, të cilat mund të jenë dokumentuar nga policia.
Dyshimet për motivet
Pikërisht konfliktet e pronësisë në komunën Farkë, dyshohet se ishin shkaku i goditjes me predhë drejt banesës së kryekomunarit Fatbardh Plaku, para një muaji. Policia e Tiranës, pas ngjarjes, zvogëloi rrethin e pistave të hetimit, duke verifikuar të gjitha konfliktet e Plakut, për shkak të detyrës dhe më saktësisht për pronësi. Banesa e tij u godit në orët e para të 25 marsit me antitank dhe nga ngjarja nuk pati të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale, pasi predha goditi murin rrethues të vilës. Një banor i komunës Farkë bëri ankesë në polici ndaj kryekomunarit Fatbardh Plaku për çështjet e pronësisë, por gjithçka u sqarua. Ndërkaq, po verifikohet edhe një konflikt i vëllait.
Shkrimi u publikua sot 25 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com