Antitrafiku, ministria e Brendshme takim për funksionimin e Mekanizmit Kombëtar të Referimit

TIRANË - Mirëfunksionimi i Mekanizmit Kombëtar të Referimit ka mbledhur në Ministrinë e Brendshme zëvendësministren e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, zëvendësministren e Mirëqenies Sociale, Bardhylka Kospiri, përfaqësues nga prokuroria, drejtoria e Përgjithshme e Policisë, nga OSBE, organizatat ndërkombëtare, IOM, World Vizion dhe qendrat pritëse të viktimave të trafikimit.
Qëllimi i takimit ishte mirëfunksionimi i Marrëveshjes për Mekanizmin Kombëtar të Referimit (MKR), angazhimi institucional i secilit anëtar të MKR-së në mënyrë të koordinuar për të rritur përpjekjet dhe rezultatet anti-trafikim.
Në takim u fol gjithashtu mbi përpjekjet për të identifikimin dhe referimin e viktimave të mundshme të trafikimit, koordinimin e veprimeve anti-trafikim të të gjitha institucioneve shtetërore dhe jo-shtetërore për identifikimin, referimin dhe mbrojtjen e viktimave të mundshme të trafikimit. Gjithashtu u fol për zbatimin e procedurave standarde të veprimit për identifikimin, dhe referimin e viktimave të mundshme të trafikimit (miratuar me VKM nr. 852, datë 27.07.2011), për rritjen e ndërgjegjësimit publik, si dhe për qartësimin e rolit që gjithësecili prej nesh ka në çdo hap të këtij procesi. 
Gjithashtu, një vëmendje e veçantë gjatë takimit iu kushtua raportimit të unifikuar të të dhënave dhe trajtimit të problematikave të viktimave të mundshme të trafikimit lidhur me shëndetin mendor./ATSH/
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?