Piloti italian i Mercedesit dominon pa asnjë vështirësi një Çmim të Madh të Monakos plot ngjarje. Andrea Kimi Antonelli forcon edhe më shumë kryesimin në Kampionatin Botëror të Formula 1 duke arritur fitoren e pestë radhazi në Çmimin e Madh të Monakos. Fenomeni italian i Mercedesit, që kishte siguruar pole position të shtunën, dominoi të 78 xhirot e garës.
Gara u bë më dramatike në fund me dy hyrje të Makinës së Sigurisë dhe një ndërprerje me flamur të kuq në xhiron e 78-të për shkak të gjendjes së keqe të asfaltit në kthesën e fundit para vijës së bokseve. Gara rifilloi me nëntë xhiro nga fundi, fillimisht pas Makinës së Sigurisë. Antonelli u shkëput menjëherë nga Hamilton dhe siguroi fitoren.
Antonelli regjistroi suksesin e tretë të një Italiani në Monako, pas fitoreve të Riccardo Patrese në vitin 1982 me Brabham dhe Jarno Trulli në vitin 2004 me Renault. Kanë kaluar 22 vjet nga fitorja e Trullit deri te ajo e Antonellit.
Në podium, së bashku me Kimin, u ngjitën Lewis Hamilton me Ferrarin dhe Isack Hadjar me Red Bullin e vetëm që arriti në finish, megjithëse piloti franko-algjerian është nën hetim për një shkelje gjatë periudhës së flamurit të kuq.
Charles Leclerc u detyrua të tërhiqej 12 xhiro para fundit, pasi u përplas me barrierat në kthesën 19. Leclerc fajësoi sistemin e frenimit të Ferrarit të tij SF-26, por pak çaste para aksidentit kishte dalë nga trajektorja ideale dhe kishte kaluar mbi pjesën e dëmtuar të asfaltit.
George Russell përfundoi vetëm i 14-ti, i penalizuar për tejkalim shpejtësie në korsinë e bokseve dhe më pas me një penalizim shtesë për moszbatim korrekt të dënimit.
Max Verstappen u tërhoq pothuajse menjëherë pas nisjes. Holandezi, që ishte në vijën e parë pranë Antonellit, lëvizi vetëm pak metra pas fikjes së semaforit dhe më pas u ndal për shkak të një problemi me njësinë e fuqisë (power unit). Ai u rikthye për pak në garë, por e çoi Red Bullin në bokse në fund të xhiros së parë dhe u tërhoq.
Edhe Lando Norris pati probleme mekanike. Kampioni në fuqi, fitues në Monte Carlo një vit më parë, u detyrua të braktiste garën në xhiron e 45-të, duke i dhënë fund një gare deri atëherë pa shumë shkëlqim.
Komente







