Duhej të vinte një garë kaotike, e ndikuar nga episode të panumërta që Max Verstappen të fitonte çmimin e parë të madh këtë sezon të Formula 1. Piloti i Red Bull arriti të priste i pari vijën e finishit në Malajzi edhe pse ishte Çmimi i Madh i Bahreinit, por që u spostua atje për shkak të situatës së luftës në Lindjen e Mesme. Gjithsesi më e çuditshme ishte rrjedha e garës, pasi nisja fillimisht u shty me 1 orë e 30 minuta. Shkaku kryesor ishin rreshjet e dendura të shiut, por edhe problemet që makinat hasën më njësitë e fuqisë.
Në vendin e dytë u rendit italiani Kimi Antonelli me Mercedes, falë këtij rezultati dhe tërheqjes nga gara të shokut të tij të skuadrës George Russell thuajse ka hipotekuar titullin kampion për pilotë. Në podium u ngjit edhe Leëis Hamilton me Ferrari, i treti, që la pa shokun e tij të skuadrës Charles Leclerc, vendi 4.
Skuadrat përdorën goma të ndryshme dhe kjo e bëri garën interesante. Kjo situatë afron Antonelli me titullin, pasi tani ka 84 pikë avantazh ndaj shokut të skuadrës. Një garë me dy pamje për Ferrari që e nisi shumë keq për shkak të gomave të gabuara të zgjedhura në pistën e lagur. Por më pas, “kokëkuqja” arriti të përfitojë nga situatat e krijuara dhe riktheu dy makinat e saj në lojë për podiumin, që u arrit nga Hamilton.
Bull duket se është rikthyer protagoniste, pasi edhe Isack Hadjar u paraqit mirë, duke u renditur i pesti, ndërsa McLaren ishte kaotike me paraqitjen e saj, ashtu si dhe gara. Në ‘top-10’ edhe Oscar Piastri (McLaren), Liam Laëson (Racing Bulls), Fernando Alonso (Aston Martin), Lando Norris (McLaren) dhe Arvid Lindblad (Racing Bulls).
Për t’u përmendur edhe fakti që makinat hynë dy herë në bokse, ndërkohë që dy herë hyri makina e sigurisë dhe një herë ajo virtuale e sigurisë. Skuadrat përdorën goma të ndryshme dhe kjo e bëri garën interesante.










Komente
Komento