Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Taveçhio ka zyrtarizuar largimin e Antonio Conte-s pas përfundimit të Euro 2016 në Francë.
 
“Antonio Conte ndjen nevojën të jetë gjithmonë në fushë, të stërvitjeve të përditshme dhe kjo është e kuptueshme”, tha Taveçhio.

Me largimin e Conte-s hapet rruga për shumë kandidatë për të marrë përfaqësuesen e Italisë, mes tyre edhe e Gianni De Biasit.

Mediat italiane ditët e fundit e kanë futur trajnerin e kombëtares së Shqipërisë në mesin e kandidatëve që mund të drejtojë Italinë.

Ndërsa në listë janë edhe emra të tjerë të njohur Donadoni, Mazzarri, Ranieri dhe Capello.

d.b/shqiptarja.com