Antonio Rudiger 'ndërron' ngjyrat për
34 milionë paund,kalon te Chelsea

Antonio Rudiger 'ndërron' ngjyrat për<br />34 milionë paund,kalon te Chelsea
Londinezët e Chelsea kanë siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit të ekipit të Romës Rudiger.Transferimi i 24-vjecarit i ka kushtuar kampionëve në fuqi të Anglisë 34 milionë paund.

Nënshkrimi i Rudiger është zyrtarizuar ditën e sotme nga faqja zyrtare chelseafc.com.

Lojtari gjerman do të vesh fanellën me numrin 2,që mbahej nga serbi Branislav Ivanovic.Rudiger është shprehur i emocionuar që i është bashkuar një klubi të madh si Chelsea.

˝Mezi pres të takohem me shokët e mi të rinj dhe jam shumë krenar që jam zyrtarisht një lojtar i Chelsea-it.˝
 
Drejtori teknik i i Bluve të Londrës ka shprehur konsideratë të lartë për cilësitë e ish-futbollistit verdhekuq.

˝Antonio është ende i ri,por ka ekspereincë në nivel klubi dhe kombëtareje dhe zotëron të gjitha cilësitë karakteristike të nevojshme për të shpërthyer ne Premier League.Ne kemi qenë të ndërgjegjshëm për të për disa kohë dhe jemi të bindur se ai dtë përshtatet shumë mirë me skuadrën,˝shprehet ai.
 
Rudiger është një mbrojtës i fuqishëm,i cili luan mirë me të dyja këmbët.Hapat e parë i hodhi në akademinë e Borussi Dortmund ndërsa karrierën si futbollist profesionist e nisi në vitin 2012 me ekipin e Stugartt.

Në vitin 2015 kaloi në rradhët e ekipit kryeqytetas italian,Romës,duke u kthyer në një nga lojtarët kryesorë të tij.
 
Për shkak dëtmimi,ai humbi shansin të debutonte me kombëtaren gjermane në kompeticionin e EURO 2016.

Por në edicionin e rradhës së Kupës së Konfederatave 2018 që u mbajt në Rusi,ai u aktivizua në të gjitha takimet dhe siguroi trofen e eventit.
 
Antonio Rudiger është nënshkrimi i dytë i Chelsea-it pas atij të ish-portierit të Malaga-ës dhe Manchester City-it, Willy Caballero.

Redaksia Online
D.V/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën