Antony Blinken i kërkon presidentit të Sirisë të lirojë gazetarin amerikan të rrëmbyer nëntë vjet më parë

Antony Blinken i kërkon presidentit të Sirisë të lirojë gazetarin amerikan të rrëmbyer nëntë vjet më parë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po negocion për të liruar një gazetar amerikan të rrëmbyer nëntë vjet më parë. Ai i ka kërkuar presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, që të përdorë fuqinë e tij për të siguruar lirimin e Austin Tice,

“Ne besojmë se Bashar al-Asad ka fuqi që të sigurojë lirimin e Austin. Unë personalisht jam i angazhuar për të kthyer në shtëpi të gjithë amerikanët që mbahen peng ose janë ndaluar padrejtësisht jashtë vendit”, tha Blinken përmes një deklarate.

Tice u zhduk pasi u arrestua në një pikë kontrolli pranë Damaskut më 14 gusht 2012. Ai ishte fotoreporter i pavarur që punonte për Agjencinë France-Presse, McClatchy Neës, The Washington Post, CBS dhe media tjera. Një muaj pas zhdukjes ai u shfaq me sy të lidhur duke u mbajtur nga një grup i paidentifikuar i njerëzve të armatosur. Që nga ajo kohë nuk ka më informacione për fatin e tij.

Uashingtoni ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të izoluar Asadin. Forcat qeveritare të tij kanë rimarrë kontrollin e shumicës së territorit pas një lufte të përgjakshme civile.  Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë ndihmën e zyrtarëve sirianë për gjetjen e gazetarit Tice dhe amerikanëve të tjerë të zhdukur, por sa do mund të arrihet një gjë e tillë mbetet për t'u parë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)