Antuan

Antuan

Po zbres nëpër kthesat e Qaf Krrabës drejt Kafes së Xhafës. Përballë, një mesoburrë mbytur në djersë, ngjitet përpjetë mbi një biçikletë duke tërhequr nga pas një si kosh me rrota...
-Anglez je ?
-Jam francez,
-Më mirë anglez, apo francez ?
-Mut (shit) të dyja. Më mirë shqiptar.
-Si të quajnë ?
-Antuan.
-Më thuaj ndonjë gjë tjetër për veten. Ndërkohë edhe pushon pak.
-Jam 53 vjeç. Rrobaqepës. Dy fëmijë të rritur. I divorcuar.
-Ja vlen ta shohësh Shqipërinë mbytur në djersë mbi biçikletë ?
-Sigurisht ja vlen. Male, fusha, lumenj, përrenj, gjelbërim, qiell blu, ajër i pastër. Shqipëria qënka tmerrësisht e bukur dhe e shëndetëshme.
-Hera e parë në Shqipëri ?
-Po. Dhe tepër entuziast për këtë zbulim.
-Si e zbulove Shqipërinë, përmes ndonjë miku, nga televizori, apo me Internet, me Google Maps, Google Earth ?
-Jo jo. E zbulova rastësish rrugës duke ikur diku tjetër.
-Ku ishe nisur kur na zbulove ? Në Turqi, në Greqi, në Israel, ku ?
-Nuk e gjete. Jam nisur në Tajlandë.
-Pse po shkon në Tajlandë ? Për ndonjë kompjuter me çmim të lirë.
-Rashë rehat me kompjuterat dhe celularat. I hodha të gjitha një natë nga ballkoni i bëra çika-çika. Nuk e di pse po shkoj në Tajlandë. Nuk dua ta di. Nuk kam pse ta di. Ndoshta për kuriozitet, turizëm, aventurë, dëshirë për të njohur botën. Kam qënë në shumë vende të botës.
-Me biçikletë ?
-Vetëm me biçikletë, në Europë Azi, Afrikë.
-Sa kilometra në ditë bën ?
-Nja 70 mesatarisht.
-Ka perënduar dielli. Pas gjysëm ore do jetë errur. Nuk arrin dot me ditë në Elbasan. Të duhet të paktën 1 orë deri atje. Çfarë do bësh ?
-Do mbulohem me batanije dhe do fle në pyll.
-Nuk ke frikë ?
-Nuk kam frikë të fle në pyll. Kam frikë të fle në krevat.
-A të erdhi keq për Katedralen që u dogj ?
-Ndjej keqardhje, por nuk më intereson shumë.
-Si i ka punët Franca ?
-Lëmsh.
-Si e kanë hallin ata jelekverdhët ?
-Jelekverdhët kanë plotësisht të drejtë. Shteti ynë e ka tepruar. Ka kaluar çdo kufi, madje çdo imagjinatë. Nuk u lë asnjë qindarkë në xhep qytetarëve të vet. U përlan gjithçka. Sapo fitojnë diçka, ua merr të gjitha me llojlloj taksa. Kemi çdo ditë e më tepër francezë që nuk kanë shtëpi, që flenë nëpër barraka ose nëpër makina. Po na shtohet numuri edhe i atyre që nuk kanë të hanë. Shumë keq. Shumë gjynah. E padurueshme. Unë nuk e di cila mund të jetë zgjidhja. Por kjo gjendje duhet të ndryshojë.
-Si të duket Presidenti Macron ?
-Nuk e di. Nuk kam asnjë ide kush është, si është. Janë shumë si unë që nuk dinë gjë rreth tij, nga erdhi pse dhe si që u bë president. Duket si jashtëtokësor, si marsian.
-A është aktor i mirë Gerard Depardieu ?
-Shumë i mirë.
-A ke marrë me vete muzikë që ta dëgjosh gjatë udhëtimit ?
-Po.
-Çfarë lloj muzike ?
-Que je t'aime, Besame Mucho, Moliendo Cafè, Ray Conniff etj. Ika. All the best Edison.
-Good luck Antuan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë