Anulimi i ditës së pushimit në 6 dhjetor, Berisha: Rama u tmerrua sepse e gjithë administrata do derdhej në shesh për të protestuar

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama e kishte anuluar ditën e pushimit në 6 dhjetor për administratën në Tiranë pasi ishte frikësuar se punonjësit e administratës mund të dilnin në shesh për të protestuar.

Në një takim me banorët e njësisë numër 1 dhe 3 në Tiranë, Berisha bëri thirrje që në 6 dhjetor të kishte pjesëmarrje masive në protestë edhe nga punonjësit e administratës.

“E anuloi ditën e pushimit për administratën sepse u tmerrua se administrata mund të vinte tek ne. Kur e kuptoi se e gjithë administrata do të derdhej në shesh, e anuloi. Të dalim dhe atë sukses të pamerituar që ai ishte përgatit t’ua tundte shqiptarëve në mënyrë të neveritshme t’ja shndërrojmë në kallm, ta demaskojmë, ta diskreditojmë, t’i themi të vërtetën para 1000 gazetarëve që do jenë në Tiranë atë ditë”- u shpreh Berisha.

Ndër të tjera, ai foli edhe për miratimin e buxhetit të vitit 2023 gjatë së enjtes së kaluar, të cilën e konsideroi si “natë hajdutësh”, pasi sipas tij buxheti u votua në mesnatë në mënyrë që qytetarët shqiptarë të mos ishin në dijeni me atë çfarë po miratohej.

“E enjta tjetër ishte natë hajdutësh ndër më të neveritshmet në historinë e një parlamenti. Buxhetin që ka të bëjë me shkollimin e fëmijëve tuaj, me spitalet, me bizneset tuaja, me infrastrukturën dhe çdo gjë të këtij vendi, e kaluan pas orës 12 të natës. Që ju të mos e shihnit se ç’po ndodh. Të kryenin krimin dhe ta vidhnin buxhetin pa e shpërndarë akoma. Opozita paraqiti 23 amendamente, ku u kërkua rritja me 25% të rrogave, rritja e pensioneve po kaq, heqja e TVSH për ushqimet, heqja e akcizës. Një seri masash të cilat vërtetë jepnin një ndryshim në buxhetet familjare të shqiptarëve. Që të gjitha u rrëzuan me kartonë të kuq, sikur të mos ishin njerëz, hodhën poshtë çdo propozim”- shtoi ish kryeministri.

Kryeministri, Edi Rama i pyetur nga gazetarët ditën e sotme tha se 6 dhjetori nuk do të ishte ditë pushimi për administratën në Tiranë dhe theksoi se puna do të vijonte normalisht.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SHKINERI: 01/12/2022 19:05

    O Sali BAJGA Po kush të ka frik ty mor kriminel hajdut malok. Po ksaj radhe do ta provosh sa të vlen lëkura jote e qelbur mor malok pis.

    Përgjigju
  • Dori: 01/12/2022 18:56

    Sa shume te genjen mendja ty o non grada

    Përgjigju
  • titi: 01/12/2022 18:54

    po more dhe fatorinot dhe shoferat e autobuzit te gjithe ushtaret dhe gjithe nongardad do te vine nga mbrapa

    Përgjigju
  • Kevi: 01/12/2022 18:27

    Po berishe Po fol jerm

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Detin e Japonisë

Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Detin e Japonisë