Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, Berisha: U bë me urdhër të Vuçiç, Rama u hakmor pasi Kurti i hodhi poshtë draftin e përgatitur në Beograd

Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, Berisha: U bë me urdhër të Vuçiç, Rama u hakmor pasi Kurti i hodhi poshtë draftin e përgatitur në Beograd

Sali Berisha

Anulimi i mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverisë asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, ka sjellë reagime edhe të opozitës në Shqipëri.

Sali Berisha thotë se me urdhër të presidentit të Serbisë Alkesandër Vuçiç, Edi Rama ka anuluar takimin me qeverinë e Kosovës. Ky vendim thekson Berisha vjen si një hakmarrje, pasi qeveria dhe forcat politike të Kosovës hodhën poshtë draftin e tij marrë në sirtarët e Beogradit,

Në një postim në rrjetet sociale Sali Berisha shkruan së dënon këtë akt brutal të Edi Ramës duke ndërhyre në punët e brendshme të qeverisë së Kosovës.

Berisha ndër të tjera thotë se i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos harrojë se Rama në këtë sherr mbron interesat personale të Vuçiç.

‘Në një akt antikombëtar prej argati të neveriteshëm të serbomadhit Vuçiç, i ngërthyer nga skandali McGonigal, Edi Rama i nxirë sterrë me një protagonizëm qesharak idiotesk, njoftoi anullimin e takimit të njoftuar prej kohësh midis dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës si fillimi i sanksioneve ndaj kësaj qeverie. Ky vendim për anulimin e mbledhjes si hakmarrje për hedhjen poshtë nga qeveria dhe forcat politike të Kosovës të draftit të tij të marrë në sirtaret e Beogradit, dëshmon së çfarë është i gatshëm të bëjë ky njeri për serbomadhin Vuçiç, por dhe lëkurën e tij, pasi është në hetim penal për aferën McGonigal, korruptimin e ish shefit të kundërinteligjencës së Neë York-ut në kohën kur ai ishte në detyrë. Shtoj këtu se, javë më parë dosja shqiptare e McGonigal me personazhë kryesorë Ramën dhe bashkëpuntorët e tij u bashkua për shkak të lidhjeve me dosjen ruse.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e ndërhyrjes brutale të Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës dhe i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos harrojë se Edi Rama në këtë sherr më qeverinë e Kosovës mbron interesa personale dhe se, që nga ardhja e tij në pushtet ai është protagonist kryesor i projekteve të Serbisë së Madhe dhe ndarjes së Kosovës me Aleksandër Vuçiç. Së fundi ju bëjë thirrje autoriteteve të Kosovës të bëjnë çdp përpjekje për ç’tensionimin e situatës dhe rikthinin në axhendën e Marrëveshjes së Ohrit dhe zbatimin e saj si interesi më i mirë i Kosovës, por edhe paqes dhe stabilitetit në rajon.’- shkruan Berisha.

Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku, e cilëson si këtë vendim të Ramës si sanksione ndaj Kosovës.

‘Me anullimin e njeanshem te mbledhjes se qeverive Shqiperi-Kosove,Rama sapo vuri sanksionin e pare ndaj Kosoves. Kjo do shkruhet e kujtohet gjate ne historine tone. Jam pa fjale..e me shume turp.’- tha Çollaku.

Ndërsa Partia e Lirisë, nëpërmjet deputetit Petrit Vasili thekson se formatet e Ramës janë thjesht kapërdije anti-Kosovë.

‘Pengu dështak tani bën zëdhënësin e sanksioneve. Filloi prap me kërcënime ky Edi Vuçiç! Ky Edi Vuçiç e di Kosovën dhe qeverinë e saj si këta palaçot pa dinjitet qe ka ne qeverinë e tij. Formatet e këtij Edi Vuçiçit jane thjesht dhe vetëm kapërdijë anti Kosove dhe anti Shqipëri. Çfarë është ky sharlatan... zëdhënësi i sanksioneve !?’- shkruan Vasili.

Kryeministri Edi Rama vendosi sot anulimin e mbledhjes së 2 qeverive në Gjakovë, pas refuzimit të Albin Kurtit për një takim të një formati më të ngushtë. Rama tha se është 100% kundër qëndrimit të Kurtit për krizën në veri, ndërsa paralajmëroi se plani i rëndë i BE për sanksione mund të vihet shpejt në lëvizje.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popolo: 14/06/2023 00:09

    Doli ky gerdalla te qelbi dynjan prap, ncncnc gjakprishur komplet vk

    Përgjigju
  • Turi: 13/06/2023 23:16

    He Salihmuti dole nga zgavra ti? O Salihmut, po ti i burgose kosovaret e UÇK-se e u bere pale me Milosheviçin? Apo te tha Sllobodanka qe ke ne shpi, te dalesh e te besh gam gam

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 13/06/2023 23:00

    Doli e foli produkti cilsor i millosheviqit,i mungonte valles qe ka marre kryeministri Tiranes. Ha salih ha e te befte mire familjarisht!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb