Anulimi i PPP dhe fondi për Arsimin/ Mehmetaj: Premtime të gënjeshtërta, nuk ka marrëveshje të nënshkruar

Anulimi i PPP dhe fondi për Arsimin/ Mehmetaj: Premtime të gënjeshtërta, nuk ka marrëveshje të nënshkruar

Kejdi Mehmetaj, deputete e LSI

Lëvizja Socialiste për Integrim e cilëson të gënjeshtërt, premtimin e ministres së Insfrastrukturës, Belinda Balluku për të kaluar shumën prej 225 milionë eurosh për Fondin për Arsimin dhe studentët. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Mehmetaj ka thënë se këto para nuk kanë për të kaluar kurrë për arsimin pasi ende nuk është bërë një marrëveshje për këtë Partneritet-Publik-Privat. Mehmetaj tha se LSI do të depozitojë disa akte ligjore në parlament për studentët dhe për dyfishimin e buxhetit për arsimin. 

Deklarata e plotë e Mehmetajt:

Pas tratativave të vazhdueshme të dështuara të Edi Ramës për të shuar protestën e studentëve me kërcënime, presione dhe lojëra brenda fakulteteve, sot tenton ta shuajë atë nëpërmjet zotimeve dhe premtimeve të gënjeshtra.

Ndërkohë që kërcënon profesorët dhe vendos studentë falso për të krijuar konflikt me studentët e ngujuar, Edi Rama nxjerr me zë e figurë një nga ministat e tij për të gënjyer publikisht qytetarët shqiptarë.

Sot u pretendua nga ministrja e Infrastrukturës se po anulohet PPP-ja e rrugës Thumanë-Kashar dhe se fondi i dedikuar për këtë rrugë do të shkojë për realizimin e Paktit për Universitetin. Ajo që nuk tha sot Ministria është e vërteta pas kësaj deklarate.

Termat për PPP-në e kësaj rruge ende nuk janë miratuar, marrëveshja ende nuk është nën shkruar dhe përtej kësaj asnjë lek nuk është parashikuar në Buxhetin e Shtetit dedikuar ndërtimit të kësaj rruge.

E thënë më qartë, kjo është gënjeshtra e radhës e Edi Ramës, i cili mendon se mund të manipuloj opinionin publik me deklarata mbi para, të cilat nuk egzistojnë askund. Pra vazhdojnë të jenë zero para dedikuar ose shtuar Buxhetin për Arsimin për të realizuar kërkesat e studentëve.

Kryeministri bashkë me vasalët e tij, ta kenë të qartë që asnjë kërcënim dhe asnjë premtim i gënjeshtërt nuk do të zhbëjë protestën e studentëve. Përkundrazi ata sot, ndër të tjera, publikisht duhet të përgjigjen për përgjegjësin ligjore që mbajnë mbi shkeljet dhe abuzimet që prej disa kohësh bëhen publike nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, për të cilat ne si Grup Parlamentar kemi kërkuar llogari edhe në interpelanca dhe seanca pyetjesh në Parlament.

Ka vetëm një mundësi për të realizuar kërkesat e studentëve:

Rritja e Buxhetit për Arsimin në 5% nëpërmjet një vendimi që mund të merret vetëm nga Parlamenti dhe asnjë deklaratë e gënjeshtërt e Kryeministrit apo ministrave të tij dhe ndryshimi i Ligjit për Arsimin e Larte sipas oponencës së studentëve dhe pedagogëve.

Paratë e nevojshme për realizimin e kërkesave të studentëve dhe rikthimin në identitet të arsimit shqiptar, Edi Rama ti nxjerrë nga tenderat dhe koncesionet korruptive. Nga koncesionet në shëndetësi, nga PPP-të e rrugëve,nga afera e rëndë korruptive prej 40 milionë eurosh me Unazën e Re. Nga fondi i luksit që Kryeministri e përdor për chartera, makina luksoze dhe kolltuqe të rehatshme.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka vendosur në axhendën e Parlamentit disa akte ligjore që zgjidhin situatën. Prej vitesh flenë në pluhurat e zyrave të Kuvendit amendimet që ne kemi propozuar për Koncesionet, po ashtu si amendimi për të dyfishuar buxhetin dedikuar arsimit, të cilat ne e kemi dorëzuar që në ditën e tetë të protestës së studentëve.

Me të vendosur dhe bashkuar se kurrë studentët qëndrojnë përpara kësaj qeverie të rënë me 8 kërkesat e tyre dhe sot ata nuk janë vetëm. Janë me të gjithë qytetarët shqiptarë dhe me opozitën që do të luftojë deri në fund për kërkesat e tyre. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donela: 22/01/2019 16:18

    Ik moj trularaske,se nuk te degjon asnje,nje idiote truthare qe i shkon mbrapa nje ordinereje grua si Mona,perfytyrojeni ne Parlament qe ecte si e cmendur zbathur me nje fjalor qe ka turperuar edhe burrat.

    Përgjigju
  • Robi: 21/01/2019 18:58

    Deputetët me e shpifur e planetit, sa një harabel e ka intelektual, di vetëm të bëjë si bibe , me shëndet e cakallin dhe sytë si gerdoce

    Përgjigju
  • Dory: 21/01/2019 17:53

    Qe je e parritur ende e dime por mos i bej kaq fresk mones se nuk do besh perpara

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb