Anulimi i PPP-së Thumanë-Kashar, Tabaku: Shifrat janë kokëforta, Zero lekë për 'Universitetin'

Anulimi i PPP-së Thumanë-Kashar, Tabaku: Shifrat janë kokëforta, Zero lekë për 'Universitetin'

Deputetja e PD, Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me njoftimin e bërë nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku për anulimin e PPP-së për rrugën Thumanë-Kashar.

Në reagimin e saj, Tabaku u shpreh se shifrat tregojnë se 'Pakti për Universitetin' nuk do të marrë para edhe pas anulimit të PPP-së, kjo pasi kjo lëvizje nuk ishte parashikuar në fondet e buxhetit.

“Shifrat janë kokëforta, 0 Lekë për paktin për universitetin këtë vit? Sot, qeveria pretendoi se fondin e parave që do të përdorte nga buxheti i shtetit për Rrugën Thumanë-Kashar do t’ia kalonte fondit për Universitetin. Pyetja është se cilat fonde nga buxheti i shtetit ishin destinuar për këtë rrugë?,”- shkruan Tabaku në reagimin e saj.

Postimi i plotë i Tabakut:

Shifrat janë kokëforta, 0 Lekë për paktin për universitetin këtë vit?

Sot, qeveria pretendoi se fondin e parave që do të përdorte nga buxheti i shtetit për Rrugën Thumanë-Kashar do t’ia kalonte fondit për Universitetin. Pyetja është se cilat fonde nga buxheti i shtetit ishin destinuar për këtë rrugë? Sipas projektbuxhetit fondi për kontratën e rrugës në fjalë është 0 lekë dhe disbursimi i saj nis vitin e ardhshëm (pra 2020). Po të njëjtat shifra dhe fakte dëshmojnë që kostot e asaj rruge ishin 20 mln euro për kilometër, pagesa që do të nisnin ditë e parë të vitit 2020 dhe jo këtë vit.

Për rrjedhojë nuk ka asnjë fond shtesë për universitetet që mund të shkojë nga ky zë në buxhet. Pasi në fakt nuk ka asnjë zë në buxhet që të trajtojë këtë pagesë për këtë rrugë për vitin aktual.

Gjithsesi ka një zgjidhje tjetër. E ftoj kryeministrin të anulojë tenderin korruptiv të inceneratorëve per te cilen me nje interpelance askush nga qeveria nuk arriti te me ktheje pergjigje per abuzimin dhe vjedhjen. Sipas të dhënave të buxhetit vlera që qeveria do të disbursojë nga buxheti i këtij viti për inceneratorët është mbi 34 milionë euro. Atëherë përse kryeministri nuk anulon këtë koncesion që është po aq korruptiv për t’ia dhënë këtë shumë buxhetit për universitetin?

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia