Anulimi i seancës me drejtuesen e SHISH, Salianji: S'ka mësues fshati që i mbyll gojën opozitës! I vonojnë qëllimisht certifikatat e Sigurisë për të thënë s'ka certifikatë

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji pas anulimit të seancës në Komisionin e Sigurisë ku pritej të raportonte Vlora Hyseni u shpreh se ai kishte disa pyetje për kryetaren e SHISH.

“Drejtuesi i komisionit dhe PS mendon siç mendon me njerëzit,  mendon që mund ta bënte me ne, sikur e kanë pronë të vetën dhe sillen si mësues fshati për të përcaktuar rregullat e mirësjelljes në komision. Në komision shqetësimi jonë është në raport me dy çështje të rëndësishme që janë hedhure në publik për drejtoreshën e re të SHISH, për të cilën pyeta nëse ka pasur shkarkimi nga agjencia e inteligjencës për shkak të lidhjeve me Serbinë, një pyetje që mori të gjithë atë sherrnajën e deputetëve të mazhorancës.

Pyetja e dytë shqetësuese është që a ka pasur para gjatë apo në kohën kur ushtron detyrën si drejtuese e SHISH udhëtim në Beograd. Shqetësimi i tretë ka të bëjë me masakrimin e SHISH duke larguar profesionistë dhe duke e mbushur institucionin me militantë të PS. Shqetësimi i 4 ishte që persona konkretë të atij shërbimi janë kapur, po nga SHISH apo shërbime të shteteve partnere duke bërë shantazh duke shitur informacion dhe për këtë po e pyesja me iniciale nëse do të marrë fund pandëshkueshmëria në atë institucion.

Për këto nuk morëm përgjigje. U mbyll mbledhja, do të zhvillohet prapë. Por nuk ka mësues fshati që i mbyll gojën opozitës. Mbledhja e sotme u mbyll për shkak se po flisja unë. Për pajisjen me certifikatë sigurie deputetet e opozitës i kanë. Janë bërë kërkesa për tu pajisur me certifikatë të reja, duhet që institucionet të reagojnë në mënyrë të shpejt. I vonojnë qëllimisht certifikatat e sigurisë për të thënë që nuk ka certifikatë. Unë sapo kam aplikuar për certifikatë të re. Kam pasur 5 vjecare”, tha Salianji.


Lajmi kryesor:

Anulohet dëgjesa me Vlora Hysenin te 'Siguria', deputetët pa certifikatë sigurie! Salianji debat me Naçon: Mos bëj si gangster! Kryetari i Komisionit: Njoh ligjin më mirë se ti


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë