Raportimi i parë i Vlora Hysenit në Komisionin e Sigurisë si kryetare e SHISH e thirrur nga opozita për veriun e Kosovës, nuk ka qenë sipas pritshmërive. Komisioni i Sigurisë nisi me një debat të ashpër të deputetit të PD-së, Ervin Salianji dhe kryetarit të komisionit, Nasip Naço. Debatet, që agravuan edhe në ofeza personale, nisën me pretekstin e dyerve të mbyllura pasi duke mos qenë të pajisur me certifikatën e sigurisë, demokratët kërkonin seancë me dyer të hapura.

Me shumicë votash, socialistët votuan që mbledhja me Vlora Hysenin të zhvillohej me dyer të mbyllja, gjë që Salianji e kundërshtoi. Nga këtu, nisi edhe debatin me deputetin socialist Nasip Naçon i cili ndërpreu seancën dy herë derisa herën e tretë e anuloi.

Salianji kërkoi që mbledhja me Hysenin të bëhet me dyer të hapura pasi do trajtojë një çështje sensitive dhe shumë aktuale siç është veriu i Kosovës. Sidoqoftë, seanca nuk u anulua për shkak të debateve por sepse nuk u plotësua kuorumi i deputetëve që kanë certifikatë sigurie. Salianji i drejtoi disa pyetje që opozita ka aluduar për Vlora Hysenin së fundmi, konkretisht për pretendimin e Berishës për vizitën e saj në Beograd dhe për pretendimin se profesionistët e SHISH zëvendësohen nga militantë të PS-së. Ai tha se nuk mori përgjigje për këto pyetje pasi kryetari i Komisionit, Nasip Naço nuk zbaton rregulloren.

Pjesë nga debati te ‘Siguria’:

Naço: Nëse bën pyetje të karakterit të sekretit shtetëror do ta ndërpres fjalën.

Salianji: Po ku e di ti ore

Naço: Se njeh ti ligjin më mirë se unë po lërë tani

Salianji: Mos bëj si gangster se nuk e bën dot ore

Naço: Po përmend emra që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare

Salianji: Më lër të mbaroj fjalën. Ti nuk je pronar o burr. Kur të shkosh në fshat ik bëj si kapadai. Ose zbato rregullat ose mbylle mbledhjen. Para ligjit s’je asgjë

Naço: Seanca mbyllet këtu!

Në një fjalë për mediat, Salianji u shpreh se mbledhja u mbyll për shkak se institucionet vonojnë qëllimisht pajisjen me certifikatë sigurie të deputetëve. Ndër të tjera ai tha se ka bërë kërkesë pajisjen me certifikate sigurie bashkë me kolegët por u janë vonuar me dashje. Salianji ironizoi kryetarin e Komisionit të Sigurisë të cilin e cilësoi si mësues fshati ndërsa shtoi se nuk ja mbyll dot gojën opozitës.

“Por nuk ka mësues fshati që i mbyll gojën opozitës. Mbledhja e sotme u mbyll për shkak se po flisja unë. Për pajisjen me certifikatë sigurie deputetet e opozitës i kanë. Janë bërë kërkesa për tu pajisur me certifikatë të reja, duhet që institucionet të reagojnë në mënyrë të shpejt. I vonojnë qëllimisht certifikatat e sigurisë për të thënë që nuk ka certifikatë. Unë sapo kam aplikuar për certifikatë të re. Kam pasur 5 vjeçare”, tha Salianji.

Kujtojmë se kërkesa për raportimin e Vlora Hysenit te Siguria u përpilua nga deputeti Ferdinand Xhaferraj. Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku bëri me dije se kjo kërkesë u mbështet nga të gjithë deputetët e opozitës së Komision, me përjashtim të Enkeljed Alibeaj i cili nuk firmosi.

Ky do ishte raportimi i parë i Vlora Hysenit, para deputetëve të opozitës, do të jetë i pari i Vlora Hysenit që prej marrjes zyrtarisht të detyrës në krye të SHISH në prill të 2023 dhe reagimi i parë i institucionit më të lartë të sigurisë në vend për çështjen e veriut të Kosovës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:20
Anulimi i seancës me drejtuesen e SHISH, Salianji: S'ka mësues fshati që i mbyll gojën opozitës! I vonojnë qëllimisht certifikatat e Sigurisë për të thënë s'ka certifikatë

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji pas anulimit të seancës në Komisionin e Sigurisë ku pritej të raportonte Vlora Hyseni u shpreh se ai kishte disa pyetje për kryetaren e SHISH.

“Drejtuesi i komisionit dhe PS mendon siç mendon me njerëzit,  mendon që mund ta bënte me ne, sikur e kanë pronë të vetën dhe sillen si mësues fshati për të përcaktuar rregullat e mirësjelljes në komision. Në komision shqetësimi jonë është në raport me dy çështje të rëndësishme që janë hedhure në publik për drejtoreshën e re të SHISH, për të cilën pyeta nëse ka pasur shkarkimi nga agjencia e inteligjencës për shkak të lidhjeve me Serbinë, një pyetje që mori të gjithë atë sherrnajën e deputetëve të mazhorancës.

Pyetja e dytë shqetësuese është që a ka pasur para gjatë apo në kohën kur ushtron detyrën si drejtuese e SHISH udhëtim në Beograd. Shqetësimi i tretë ka të bëjë me masakrimin e SHISH duke larguar profesionistë dhe duke e mbushur institucionin me militantë të PS. Shqetësimi i 4 ishte që persona konkretë të atij shërbimi janë kapur, po nga SHISH apo shërbime të shteteve partnere duke bërë shantazh duke shitur informacion dhe për këtë po e pyesja me iniciale nëse do të marrë fund pandëshkueshmëria në atë institucion.

Për këto nuk morëm përgjigje. U mbyll mbledhja, do të zhvillohet prapë. Por nuk ka mësues fshati që i mbyll gojën opozitës. Mbledhja e sotme u mbyll për shkak se po flisja unë. Për pajisjen me certifikatë sigurie deputetet e opozitës i kanë. Janë bërë kërkesa për tu pajisur me certifikatë të reja, duhet që institucionet të reagojnë në mënyrë të shpejt. I vonojnë qëllimisht certifikatat e sigurisë për të thënë që nuk ka certifikatë. Unë sapo kam aplikuar për certifikatë të re. Kam pasur 5 vjecare”, tha Salianji.

Ora 13:03
Përplasje të ashpra te ‘Siguria’, Salianji-Naços: Mos më bej mua gangsterin, se bën dot! Deputeti socialist anulon mbledhjen e Komisionit

 

Pas debatit të ashpër te Komisioni i Sigurisë mes deputetit Salianji dhe Naços ky i fundit nga anuluar mbledhjen. Salianji kërkoi që seanca të bëhet me dyer të hapura edhe pas votimit të socialistëve që u vendos të behej me dyer të mbyllura.

Pjesë nga debati:

Salianji: A ka përgjigje që Hyseni ka qenë në Beograd si drejtuese e SHISH. Ka një shqetësim në publik për ne. Drejtuesit profesionistë të SHISH ishin zëvendësuar me militantë. A ka përgjigje Vlora Hyseni si kjo? A do e zhbëjë kulturën e mosndëshkimit në SHISH, Vlora Hyseni? Po në raste kur informacione të klasifikuara përdoren për shantazh. Ed Do Ish drejtor në një njësi është akuzuar për shpërdorim fondesh.

Naço: Nëse bën pyetje të karakterit të sekretit shtetëror do ta ndërpres fjalën.

Salianji: Po ku e di ti ore

Naço: Se njeh ti ligjin më mirë se unë po lërë tani

Salianji: Mos bëj si gangster se nuk e bën dot ore

Nacco: Po përmend emra që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare

Salianji: Më lër të mbaroj fjalën. Ti nuk je pronar o burr. Kur të shkosh në fshat ik bëj si kapadai. Ose zbato rregullat ose mbylle mbledhjen. Para ligjit s’je asgjë

Nacco: Seanca mbyllet këtu

Salianji: Ik ore kapadai i fshatit.  

Mbledhja u anulua gjithashtu sepse nuk u plotësua kuorumi i deputetëve që kanë certifikatë sigurie.

Ora 12:41
Salianji kërkon të mbahet seanca me kryetaren e SHISH me dyer të hapura, godet tavolinën me grusht! Naço: Ke hall se më frikëson mua

 

Deputeti Ervin Salianji ka kërkuar që të seanca në Komisionin e Sigurisë me kryetaren e SHISH Vlora Hyseni të mbahet me dyer të hapura. Por seanca u vendos që të mbahet me dyer të mbyllura.

Në lidhje me këtë vendim, Salianji theksoi se kërkon që të japë mendimin e tij, por kjo nuk u lejua nga kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço.

Ky reagim i Naços, solli edhe indinjimin e Salianjit, i cili goditi me grushte tavolinën. Naço iu përgjigj duke i thënë se nuk frikësohet nga ky veprim.

Debatet:

Nasip Naco: Ja kam dhënë fjalën zonjës për ta pyetur

Ervin Salianji: Respektoni rregulloren dhe na jepni fjalën

Nasip Naço: Seanca është me dyer të mbyllura

Ervin Salianji: Do shpjegon votën time kundër (Godet me grusht tavolinën)

Nasip Naco: Ti kujton se më lëviz ndonjë qerpik! E më frikëson mua!

Ervin Salianji: Po ti kujton se…po mirë nuk ke për të bërë mbledhje, shko bëjë në një sallë tjetër. Me kë talleni ju

Nasip Naço: 5 minuta pushim, seanca do vazhdoje më ata që kanë certifikatë sigurie, kush nuk ka të largohet nga salla

Ora 12:22
Vlora Hyseni sot te Siguria, nis me debate komisioni! Salinji- Naços: Ma kalo fjalën, pse keni frikë nga ne? Deputeti i PS-së: Ça thua ore, dil nga depresioni

 

Me debate ka nisur sot Komisioni i Sigurisë ku pritet të flasë kryetarja e SHISH, Vlora Hyseni. Por për ‘fjalën për procedurë’, deputeti i PS-së Ervin Salianji dhe ai i PS-së, Nasip Naço janë përfshirë në një debat. Naço kërkoi 5 minuta pushim ndërsa Salianji e akuzoi se kishin frikë të përballeshin me opozitën.

Pjesë nga debati:

Nasip Naço: Se kam mbaruar fjalën

Salianji: Ma kalo more fjalën për procedurë, pse çfarë e ke ti pronë?

Naço: Shyqyr janë mediat që bëheni protagonistë këtu. Respektoni rregulloren ose ta mbyllim fare

Salianji: Keni frikë të përballeni me ne

Naço: Po ça frikë ore, dilni nga depresioni që jeni futur, ça frike kemi ne?

Naço: 5 minuta pushim

Raportimi i Vlora Hysenit do të bëhet për tensionet në veri të Kosovës.