Anulimi i zgjedhjeve/ Meta: Është një situatë ekstreme që ka ndodhur edhe më parë

Anulimi i zgjedhjeve/ Meta: Është një situatë ekstreme që ka ndodhur edhe më parë

Presidenti i Republikës ka deklaruar se shtyrja e zgjedhjeve vendore nuk është një precedent i cili nuk ndodh për herë të parë në vend, duke kujtuar zgjedhjet për Bashkinë e Kavajës të cilat u shtynë për shkak të mungesës së një kandidati, në një datë me zgjedhjet parlamentare.Ndërsa kujtoi edhe precedentin e vitit 2017, kur për shkak të krizës politike zgjedhjet u shtyë për një javë derisa palët politike u ulën në dialog.

"Shfuqizimi i dekretit dhe anulimi i datës së zgjedhjeve për të mbrojtur vlerat dhe parimet kushtetuese nuk paraqet pengesa nga kjo pikëpamje. Në nenin 65 janë përcaktuar detaje nga kushtetuta. Në kushtet kur për shkaqe të ndryshme nuk do regjistrohen asnjë kandidat zgjedhjet do shtyheshin për një datë tjetër. Kjo është një situatë ekstreme që ka ndodhur edhe më parë në vendin tonë. Data në Bashkinë e Kavajës kur ka munguar kandidati u shty për tej një afati tjetër. Duhet të respektohen standardet kushtetuese. Presidenti ka të drejtë për të siguruar pluralizmin politik dhe paqen në vend.

Në vitin 2017 presidenti i Republikës caktoi datën 7 Maj për zgjedhje në Kavajë. Pas shkak të mosregjistrimit të kandidatit të opozitës data u shty në një datë me zgjedhjet për Kuvendin.

Realizimi i zgjedhjeve në datën 18 qershor në vitin 2017 ato u shtynë derisa palët politike u ulën në dialog për t'u zhvilluar në datë 25 qershor,

Shtyrjet e proceseve zgjedhore janë diktuar në situata të pazakonta që kanë sjellë ndërhyrjen e presidentit të republikës. Në rastet e cituara palët kanë dialoguar", tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta firmos LIVE dekretin e anulimit pa afat të zgjedhjeve: Datën e re caktojeni me marrëveshje politike (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025