Anulimi i zgjedhjeve/ OSBE: Respektoni Kushtetutën, qytetarët duhet të votojnë brenda afatit ligjor

Anulimi i zgjedhjeve/ OSBE: Respektoni Kushtetutën, qytetarët duhet të votojnë brenda afatit ligjor

Miroslav Lajçák

Data 30 Qershor është afati i fundit Kushtetues që qytetarët shqiptarë të votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre të rinj në pushtetin vendor, por Presidenti Ilir Meta e anuloi duke i shtyrë. Vendimi i kreut të shtetit ka sjellë edhe reagimin e ndërkombëtarëve.

OSBE-ja përmes drejtuesit të misionit, Miroslav Lajçák, që është edhe ministër i Jashtëm i Sllovakisë kërkon që të respektohet Kushtetuta, që qytetarët shqiptarë të votojnë brenda afatit ligjor që parashikohet.

Ai shprehu besimin se udhëheqësit do të veprojnë në përputhje me parimet demokratike dhe do të respektojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar për përfaqësuesit e tyre brenda afatit kohor të përcaktuar nga kuadri ligjor shqiptar”, thuhet në njoftim e OSBE-së në faqen e saj zyrtare.

Kryesuesi i OSBE-së shprehu shqetësimin e tij lidhur me zhvillimet në Shqipëri, të cilat sipas tij, mund të thellojnë më tej krizën politike dhe si pasojë të sjellin ndalimin e funksionimit të institucioneve shtetërore.

Miroslav Lajçák u bëri thirrje udhëheqësve politikë të demonstrojnë përmbajtje dhe respekt për legjislacionin në fuqi, si dhe për rolet kushtetuese të institucioneve përkatëse demokratike.

Njoftimi i plotë në faqen e OSBE-se
Kryetari i Radhës i OSBE-së, Ministri i Jashtëm dhe për Çështjet Evropiane i Sllovakisë, Miroslav Lajčák, shprehu sot shqetësimin e tij lidhur me zhvillimet më të fundit në Shqipëri, të cilat mund të thellojnë më tej krizën politike dhe të çojnë në ndalimin e funksionimit të institucioneve shtetërore. Kryetari i Radhës u bëri thirrje udhëheqësve politikë të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të respektojnë legjislacionin në fuqi, si edhe rolet kushtetuese të institucioneve demokratike përkatëse.

Ai theksoi pritshmërinë e tij se udhëheqësit do të veprojnë në përputhje me parimet demokratike dhe do të respektojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar për përfaqësuesit e tyre, brenda kufijve kohorë të vendosur nga kuadri ligjor shqiptar. Gjithashtu, ai shprehu besimin e tij se Shqipëria është e aftë ta trajtojë vetë situatën, brenda kornizës së saj kushtetuese dhe ligjore, dhe se do të gjejë një zgjidhje, e cila do t’i mundësojë vendit të përqendrohet në sfidat e rëndësishme për qytetarët e Shqipërisë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TYT REXHEP KASAP LEKA [ KEPI ]: 11/06/2019 11:06

    Shqipria do bëhet se populli Shqiptar do qetësi e pun. Mjaft ka paguar ky popull me pa të drejt nga kta politikan ordiner hajdut kriminel nga të katër krahët. Ka ardh dita që këta plera të paguajn.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 11/06/2019 01:39

    OSBE-ja te mos beje gamn gam por te hyje vete me trupa ne Shqiperi ndryshe me situaten e re qe eshte krijuar nuk eshte cudi qe ariu polar te mesyje

    Përgjigju
  • Lemi: 11/06/2019 01:05

    E morì DJETEN per sot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Krijoi një nga ‘perandoritë’ më të mëdha të prodhimit të motorëve dhe makinave, vdes në ditën e Krishtlindjes Osamu Suzuki

Krijoi një nga ‘perandoritë’ më të mëdha të prodhimit të motorëve dhe makinave, vdes në ditën e Krishtlindjes Osamu Suzuki