Anullohet martesa mes Jolie dhe Pitt

Anullohet martesa mes Jolie dhe Pitt
Revista “In Touch Weekly” dhe “OK” pohojnë se dasma e Angelina Jolie dhe Brad Pitt është anuluar. Pse? Shkak është Jennifer Aniston! Çifti i famshëm ka debatuar ashpër dhe kjo si shkak i xhelozisë së Angelinës ndaj ish-bashkëshortes së Bradit, Jennifer Aniston, kështu që kurorëzimi nuk është më në planet e tyre, raporton OK. Sipas shkrimit të këtij tabloidi, dhjetëvjeçari Maddox e pyeti babanë e tij se kush është Jennifer, ndërsa Brad iu përgjigj. "Brad nuk e dinte se Angelina është në shtëpi dhe Maddoxit i tha të vërtetën se Jennifer është gruaja që më përpara ai e dashuronte shumë dhe se ishte i martuar me të", i tha një burim revistës.
Por atëherë Angelina hyri në dhomë." Aktorja ishte e zemëruar me Bradin për disa arsye. "Brad ka menduar se ka marrë të gjitha masat e nevojshme të kujdesit dhe asnjëherë nuk mendoi se fëmijët e tij do të pyesin për Jenniferin", thotë burimi. Por ndodhi interneti! "Angie u acarua dhe i tha atij se është çmenduri që nuk po e kontrollon se për çfarë po e përdor internetin Maddox", tha burimi. "Ajo e di se ky është vetëm fillimi. Ata kanë gjashtë fëmijë, të cilët do të rriten dhe do të duan të dinë të gjitha gjërat për të kaluarën e prindërve të tyre. "Burimi gjithashtu pohon se pasi Maddox u largua nga dhoma, Angelina i bërtiste Bradit duke i thënë se “ajo nuk donte të martohej me dikë që do të jetë i martuar me Jennifer Aniston.”

SU/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit