Anulohen ekspeditat për
studente e gjeografisë

Anulohen ekspeditat për<br />studente e gjeografisë
TIRANE - Vendimet e dekanit të fakultetit të Histori – Filologjisë, për anulimet e ekspeditave për praktikë mësimore mbi 100 km në qytete të ndryshme të vendit si dhe reduktimet e shpenzimeve për udhëtimet ka çuar në protestë të studentëve të degës së gjeografisë në Tiranë.

Studentët kërkojnë që tu sigurohet fjetja dhe të kryejnë ekspeditat në të gjithë vendin. Ata shprehen se nëse nuk u plotësohen kërkesat e tyre nuk do ta zhvillojnë fare praktikën mësimore. “Na kanë lajmëruar se Universiteti i Tiranës nuk do të organizojë ekspedita në largësinë mbi 100 km nga Tirana, dhe se nuk do të mbulojë shpenzimet për udhëtimet", thotë një student.

Nga këto kërkesa të studentëve ka reaguar edhe dekani i këtij fakulteti Shezai Rrokaj, duke mohuar se ka mungesë fondesh. Ai thotë se ky është vendimi i Këshillit të Ministrave i cili përcakton qartë se në udhëtimet mbi 100 km studentëve nuk ju paguhet dieta.

Kërkesat e tyre studentët e gjeografisë ja kanë dërguar edhe rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, si dhe kreut të Arsimit Myqerem Tafaj, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.05.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim