PD: Anulohen operacionet kirurgjikale në Shkodër gjatë festave prej tejkalimit të buxhetit! Drejtori i Spitalit: Janë ditët e pushimit zyrtar

SHKODER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë se ka urdhëruar ndërprerjen e operacioneve në spitalin e Shkodrës. Spahia thotë se ata që janë planifikuar për ndërhyrje kirurgjikale në repartin e Kirurgjisë dhe Obstetrikes duhet të presë, pasi Rilindja jep shërbim me racion për shkak të buxhetit të tejkalimit të buxhetit të koncesionit të strerilizimit.

"Pezullohen serish ndërhyrjet kirurgjikale. Ne zbatim te udhëzimeve nga ministria, vijojnë urdhrat për ndërprerje të operacioneve edhe ne spitalin e Shkodres. Kush është planifikuar për ndërhyrje kirurgjikale jo vetëm ne repartin e Kirurgjise por tashme, edhe në atë të Obstetrikes, duhet të presë, se shëndetësia e Rilindjes jep shërbim me racion për shkak te tejkalimit te buxhetit nga koncesioni i sterilizimit, e jo atëherë kur duhet! Shëndeti me racion, si tollonat e kohës së diktaturës! Lavdi koncesioneve PPP!!!", thotë Spahia.

Spahia ka publikuar edhe një njoftim zb. drejtori i shërbimeve klinike Shkodër Agustim Suma, i cili thotë se operacionet e planifikuara për periudhën e festave 30 Dhjetor 2019 deri në 06 Janar 2020, për të rritur gatishëmrinë e spitalit gjatë kësaj periudhe. "Të nderuar, ju njoftojmë që për arsye të mirë menaxhimit dhe mirë planifikimit të mbulimit të shërbimit mjekësor të urgjencës për periudhën e festave të fund-vitit 2019 dhe fillim vitit 2020 lind nevoja e anulimit të ndërhyrjeve kirurgjikale të planifikuara për periudhën 30 Dhjetor 2019 deri në 06 Janar 2020. Ndërhyrjet kirurgjikale do të realizohen me një planifikim të dytë mbas datës 06 Janar 2020', thuhet në shkresë.

Shkresa e publikuar

 

Pesë ditë më parë, përfaqësues të Nismës 'Thurje' kallëzuan penalisht në SPAK penalisht zyrtarët e përfshirë në dhënien me koncesion të procesit të sterilizimit. Jashtë dyerve të organit të ri të akuzës, përfaqësues të Nismës Thurje, Endri Shabani dhe Artan Koni deklaruan se kanë kërkuar hetimin e zyrtarëve duke nisur nga ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, të cilët kanë abuzuar me buxhetin e shtetit.

Sipas tyre ku koncesion është i panevojshëm pas sjell çmime më të larta,  është 10-vjeçar duke kaluar edhe afatin e mandatit të qeverisë dhe ngre detyrime vetëm ndaj shtetit shqiptar dhe jo ndaj palës tjetër të përfshirë në kontratë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:19
Akuzat e PD për anulimin e operacioneve kirurgjikale! Drejtori i Spitalit të Shkodrës: Bëhet fjalë për ditët e pushimit zyrtar (VIDEO)

Drejtori i spitalit të Shkodrës Ardian Dajti ka reaguar pas akuzave të ish-deputetit demokrat Bardh Spahia lidhur me anulimin e operacioneve për 6 ditë gjatë periudhës së festave. Dajti sqaroi se operacionet nuk janë anuluar për 6 ditë por vetëm për një ditë, pra në datë 30 Dhjetor, ndërkohë që ditët e tjera janë ditë pushim zyrtar. Ai tha se shkresa e publikuar nga Spahia është një komunikim i brendshëm i nëndrejtorit të spitalit me shefat e shërbimit për të krijuar një mbarëvajtje të punës përgjatë ditëve të festave.

"Më vjen keq që në këto ditë kur duhet të jemi në shërbim të pacientëve na duhet të reagoj për një postim në rrjetet sociale, mbi keqinterpretimin e komunikimit të brendshëm të një titullari të institucionit me shefat e shërbimit. Unë nuk e kam lexuar. Mora informacion nga mënyra si është para. Dua të bëj të qartë se shërbimi në spitalin e Shkodrës është në gatishmëri maksimale. Nuk ekziston asnjë urdhër. Është një komunikim që të jemi sa më të gatshëm për të menaxhuar këtë situatë. Në të gjithë botën ka anulim të operacioneve për të shtuar gatishmërinë. Nëse i referoheni periudhës në shkresë, bëhet fjalë vetëm për një ditë, pasi ditët e tjera janë ditë pushimi zyrtare. Vetëm ditën e hënë do të anulohen për t'u bërë në ditët në vijim. Asnjë operacion nuk pezullohet apo pengohet. Ai që e ka shkruar besoj se me një interpretim të thjeshtë e kupton që është një komunikim mes nëndrejtorit me dy shefat. Bëhet fjalë për një ditë sepse janë ditë pushim. Dhe në ditë pushimi nuk bëhen planifikime për operacione. Ky staf mjekësor i ka përballuar me vite këto flukse. Ai nuk është urdhër por një komunikim i brendshëm. Kjo po shfrytëzohet politikisht. Prej ditës së sotme po punohet normalisht", tha Dajti.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 27/12/2019 11:18

    O E SHRETA PD.Nje mjek qe vetem mjek nuk asht.Ne cdo vend te botes ka buxhetin e vet e nuk te lejojne ta kolosh at buxhet,detyrimisht edhe per cdo njesi administrative qe eshte buxhetore.E kupton O "doctor"?Tashma dija yt per ekonomin e per PPP eshte njelloj sa dijet e shumices mashtruese e budallejve te PD.Aferim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja