Anulohet koncerti i Ciara në Prishtinë

Anulohet koncerti i Ciara në Prishtinë
Koncerti i Ciara-s, shtyhet për në prill. Eventi i paralajmëruar se do të mbahej më 28 dhjetor është shtyrë për muajin prill të vitit 2012, ka konfirmuar Drin Zatriqi, organizator i koncertit. Edhe pse pagesa është bërë sipas kërkesës të menaxherit të saj dhe gjithçka ishte gati për një mega-koncert, këngëtarja amerikane ka anuluar ardhjen në Kosovë. Organizatorët e koncertit pranuan në një komunikatë për anulim të koncertit, me arsyetimin se Ciara kishte një ofertë të majme për një koncert në Dubai, i cili do të organizohet më 29 dhjetor. Sipas agjencisë “MOS Music Entertainment” që menaxhon koncertet e këngëtares, Ciara nuk do të jetë në Kosovë e as në Dubai në kohën e duhur për shkak të orarit të fluturimeve.

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim