Një pjesë e madhe e protestuesve janë pozicionuar në Sheshin Skënderbej në Tiranë, ku efektivët e Policisë kanë hedhur një sasi të madhe gazi lotsjellës, për t’i shpërndarë.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se protestuesit janë të pajisur me gurë e sende të forta, për të sulmuar mbi efektivët. Madje njëri prej tyre, mban në dorë një shufër metalike me një gjatësi rreth 2 metër, i gatshëm për t’u hedhur në sulm.

Ndërkohë efektivët e Policisë janë pozicionuar mes selisë së PS dhe Teatrit të Kukullave, në gatishmëri për mbajtjen nën kontroll të situatës, në rast të një sulmi të mundshëm nga ana e protestuesve.


Lajmi kryesor:

LIVE - Protestuesit e dhunshëm i vënë zjarrin hyrjes së Ministrisë së Mjedisit, molotovë drejt Teatrit të Kukullave! Këlliçi, Nallbati dhe djali i Sali Lushajt prijnë sulmet