Takimi i planifikuar mes Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe Presidentit turk Erdogan, për në margjinat e OKB-së në Nju Jork, është anuluar.

Vendimi është marrë nga Ankaraja zyrtare.

Rreth 4 orë para takimit që ishte planifikuar për mbrëmjen e djeshme, Presidenti Erdogan kërkoi shtyrjen e tij. Përpjekjet për të riorganizuar takimin brenda ditës së sotme dështuan, pasi pala turke deklaroi pamundësi për ta përshtatur axhendën e Presidentit Erdogan, i cili pritet të udhëtojë mbrëmjen e sotme drejt Uashingtonit për një takim me Trump ditën e mërkurë.

Takimi është anuluar përfundimisht.

Mediat turke pretendon se shtyrja e takimit erdhi për shkak se informacioni për takimin ishte bërë publik nga pala greke, pa dijeninë e Turqisë.

Por sipas mediave greke, nuk përjashtohet mundësia që kjo shtyrje të ketë qenë një veprim i qëllimshëm nga pala turke, në kontekstin e intensifikimit të veprimeve të Greqisë në fushën e politikave detare, projekteve për parqe detare dhe iniciativave energjetike në bashkëpunim me Libinë.