Presidenti iranian Ebrahim Raisi
Vizita e pritur sot nga presidenti iranian Ebrahim Raisi në Ankara për të takuar kreun e shtetit turk Rexhep Tajip Erdogan nuk do të realizohet.
Këtë e deklaroi Presidenca e Republikës Turke për AFP pa dhënë shpjegime të mëtejshme.
Presidenti iranian ishte dashur të shkonte sot në Turqi për të diskutuar me Erdoganin për një qëndrim të përbashkët për të marrë në lidhje me konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit dhe situatën në Rripin e Gazës.
Kreu i shtetit turk kishte njoftuar javët e fundit se Raisi do të vinte në Turqi më 28 nëntor dhe javët e fundit ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, kishte folur për një vizitë të afërt në Turqi.
Të dielën, Erdogan dhe Raisi patën një bisedë telefonike
Lajmi kryesor:
Lufta/ Hamasi liron edhe 12 pengje të tjera! Ankesa e Forcave izraelite: Armëpushimi është shkelur në Gazën Veriore
