Agjencia e Prokurimeve ka publikuar zyrtarisht anulimin e tenderit për ofrimin e shërbimit të hemodializës në Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Elbasan, me marrëveshje kuadër 48-mujore.
Tenderi, me fond limit 4.59 miliardë lekë, ishte shpallur më 17 gusht 2026, me procedurë të hapur mbi kufirin e lartë monetar.
Procedura ishte zhvilluar nga Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore (OSHISH), shoqëri me zotërim publik.
Në garë mori pjesë vetëm një kompani, Diaverum AB, e cila u shpall fituese më 10 shtator 2026.
Në njoftimin e fituesit përcaktohej se nuk zbatohej periudha e pritjes, sipas parashikimeve të Ligjit për Prokurimin Publik.
Sot, procedura është anuluar zyrtarisht në sistem, me argumentin: “Procedura është anuluar për shkak të konstatimit të gabimeve ose mangësive të rëndësishme në dokumentet e tenderit.”
Anulimi zyrtar vjen pas deklarimeve të mëparshme verbale për anulimin e kontratës nga Ministria e Shëndetësisë.
OSHISH është shoqëri me zotërim publik, e krijuar më 15 janar 2026, ndërsa gjatë javëve të fundit ka pasur ndryshime në statut, objekt, kapacitete dhe drejtim.
lajm ne perditesim..












Komente
Komento