Anuloi vizitën në Dubai, Papa Françesku reagon ndaj gjendjes së tij shëndetësore: Kam bronkit akut dhe infektiv

Anuloi vizitën në Dubai, Papa Françesku reagon ndaj gjendjes së tij shëndetësore: Kam bronkit akut dhe infektiv

Papa Françesku

Papa Françesku njoftoi ditën e sotme (30 Nëntor) se vuan nga një formë akute e bronkitit, si pasojë e të cilit nuk mund të udhëtojë në Dubai këtë fundjavë për samitin e klimës COP28, raportojnë mediat e huaja.

“Doktori nuk më la të shkoj në Dubai, sepse atje është shumë vapë, nga dhomat e ngrohta kaloni në dhoma me kondicioner, gjë që nuk është shumë e dëshirueshme për gjendjen time aktuale shëndetësore. Falë Zotit nuk ishte pneumoni, por bronkit infektiv akut”, tha Papa duke shtuar se po trajtohet me antibiotikë.

Pavarësisht se është i sëmurë, Papa ende i kryen detyrat e tij dhe takohet me njerëz.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë