Anxhela Martini, supermodelja
seksi vjen në Tiranë

Anxhela Martini, supermodelja <br />seksi vjen në Tiranë
Modelja shqiptare , e cila jeton dhe është e njohur për projektet e saj në Amerikë, Anxhela Martini do të vij në 4 tetor në Shqipëri. Bukuroshja do të marr pjesë në sfilatën e katër stilistëve Mirela Nurçe, Ema Savahl, e cila jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, stilistja nga Kosova, Krenare Rugova dhe stilistja në Turqi, Fevziye Çamer. Koleksionet e reja të stilistëve do të paraqiten në festën "Tirana Art Day", aktivitet ky që do të zgjas tre ditë nga data 4 deri në 6 tetor dhe që organizohet nga Bashkia e Tiranës. Modelja seksi Anxhela Martini, është menduar të jetë e ftuara speciale e këtij eventi. Përveçse një modele e njohur, e cila ka pozuar dhe sfiluar për emra të njohur të modës, Anxhela Martini në muajin korrik ka lançuar edhe linjën e saj të veshjeve, duke u kthyer në këtë mënyrë edhe një stiliste të suksesshme. Kohët e fundit Martini ka realizuar edhe një set fotografik me fotografin e mirënjohur shqiptar Fadil Berisha, ku ajo shfaqet nudo dhe nxjerr në pah format e saj trupore. Ndërsa pak ditë më parë ka qarkulluar në rrjetet sociale Twitter e Facebook, një foto mes saj dhe Afërdita Dreshaj, në një shtrat. Të dyja bukuroshet janë të mbuluara me çarçaf, por të lenë përshtypjen sikur nuk kanë veshur asgjë poshtë tij. " Natën e mirë nga Nju Jorku", është mbishkrimi i fotografisë ku bukuroshet shfaqen shumë sensuale dhe seksi.
(Shkrimi u publikua sot në suplementin THASH&THEM të Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)