AP publikon foto: 88 fëmijë
romë sot në shi, urgjente zgjidhja

AP publikon foto: 88 fëmijë<br />romë sot në shi, urgjente zgjidhja
TIRANE - Reshjet e fuqishme të shiut ditën e sotme kanë krijuar vështirësi të mëdha dhe rreziqe për 88 fëmijë të komunitetit rom të përzënë nga barakat tek zona e ish-Dekorit. Alarmin e ka vënë Avokati i Popullit, Igli Totozani, i cili ka dërguar këtë pasdite të lagësht, inspektorët e tij për të parë gjendjen e tyre. Siç duket edhe nga foto e përcjella prej tij, "situata e familjeve Rome paraqitet katrastofike."

Në njoftimin për shtyp, Avokati i Popullit Totozani shprehet se "në bazë të të dhënave që kemi mbledhur bëhet fjalë për 191 qytetarë romë, të cilët jetojnë në kushte të mjerueshme në trotuar dhe të cilët janë të ekspozuar ndaj të gjitha ndryshimeve klimatrike të këtyre ditëve dhe si pasojë, dhe në rrezik të vazhdueshem për shëndetin e tyre.

Gjithashtu duke qënë në afërsi të rrugës kryesore, ata janë në rrezik konstant të aksidenteve automibilistike që mund të ndodhin në zonë. Nga këta 191 qytetarë romë, 88 prej tyre janë fëmijë të moshës 0-18 vjeç.
 
Institucioni i Avokatit të Popullit i bën thirje institucioneve përkatëse, Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta si dhe Bashkisë së Tiranës, që të gjendet një zgjidhje urgjente për situatën e krijuar dhe që çdo çast e më shumë që kalon vetëm rëndohet."

Avokati i Popullit e ka pasur muajt e fundit, në qëndër të vëmendjes situatën e këtij komuniteti dhe është ngulmuar për zgjidhjen e problemeve të tyre. Pak ditë më parë, Totozani ftoi drejtues institucionesh në një tryezë të rrumbullakët për të dhënë propozime për ndryshimet në legjilsacionin shqiptar për romët.

Tv "A1Report!" po ashtu ka mbështetur zgjidhjen e problemit të familjeve rome, duke e prezantuar vazhdimisht gjendjen e tyre të mjerueshme dhe diskrimimin që iu bëhet.

romet

romet
romet
(Në foto: Pamje të marra sot, në ditë me shi, nga trotuari ku po qëndrojnë familjet rome në Tiranë)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ja pasojat që la shpërthimi i tritolit në agjencinë funerale: Dera e shkatërruar, një gropë në dysheme dhe materiale të dëmtuara

VIDEO/ Ja pasojat që la shpërthimi i tritolit në agjencinë funerale: Dera e shkatërruar, një gropë në dysheme dhe materiale të dëmtuara