TIRANË, 4 Shkurt/ATSH- I. Vata/-Avokati i Popullit i ka bërë thirrje shoqërisë civile dhe qytetarëve të solidarizohen me banorët në zonat e përmbytura në Jug të vendit, duke u kërkuar të ndihmojnë këta banorë në të ndodhur në gjendje të vështirë nga situate e paparashikuar e motit të keq.
Avokati i Popullit nëpërmjet një deklrate për mediat shpërndarë në faqen zyrtare, si dhe një foto të titulluar solidaritet,  shprehet se "Avokati i Popullit i bën thirje organizatave të shoqërisë civile dhe gjithë qytetarëve të solidarizohen me banorët e përmbytur duke dhënë çdo kontribut që kanë mundësi.Një ndihmë sado e vogël nga secili prej nesh është një ndihmë e madhe për këta banorë". /y.pa/