Aparaturë e re tek ‘Shefqet Ndroqi’, flasin kirurgët: Fjala e fundit e teknologjisë, më shumë siguri për ndërhyrjet kirurgjikale

Në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” është instaluar një aparaturë e re mjekësore, e para e këtij lloji në Shqipëri. VIO 3 quhet pajisja me anë të së cilës kryhen internvente kirurgjikale dhe ekzaminime invasive me metoda të avancuara.

Sipas kirurgëve, aparatura e re që sapo është instaluar shkurton kohën e ndërhyrjes dhe përmirëson kushtet e punës. Me anë të aparaturës moderne, për arsye se mundësohen ndërhyrje me më pak hemoragji dhe me më pak komplikacione, edhe koha e rehabilitimit të pacientëve është më e shpejtë duke shkurtuar ditëqēndrimin e pacientëve në spital.

Aparatura VIO 3 është e vetmja në Shqipëri në spitale publike dhe private ndërkohë që në Europë ka nisur të përdoret vetëm para dy vitesh.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën