TIRANE - Griselda Shameti është vetëm 7 vjeç, por ndryshe nga moshatarët e saj, ajo vuan sëmundjen e leucemisë, kancerit dhe mosfunksionimit të veshkave.
Vogëlushja ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe për këtë arsye ka nevojë urgjente për gjak. Ajo është e shtruar pranë Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë (spitali i fëmijëve).
Organizata Shqiptare e Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut i bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të kontribuojnë për të ndihmuar Griseldën.
“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, me të gjitha mundësitë tuaja, dhe sidomos ata që disponojnë grupin e gjakut (A Negativ) apo (0 Negativ), duhet të kontribuoni urgjentisht pasi spitali nuk ka aktualisht në dispozicion këto grupe gjaku për të ndihmuar Griseldën”, është ky apeli që bën organizata e dhuruesve vullnetarë.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com