Apeli i Durrësit vendosi ekstradimin e tij, bosi turk i kriptomonedhave rekurs vendimit në Gjykatën e Lartë
Bosi turk i kriptomonedhave, Faruk Fatih Ozer
Bosi turk i kriptomonedhave, Faruk Fatih Ozer ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimit të Apelit të Durrësit për ekstradimin e tij. Pas u shty disa herë seanca, Apeli i Durrësit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për ekstradimin e tij, por Faruk Fatih Ozer ka bërë rekurs. Ai akuzohet për mashtrim me kriptomonedhat ndaj disa shtetasve turk.
Arrestimi i tij
SHISH dhe Forcat Operacionale ndoqën për 5 javë Faruk Ozerin dhe dy shqiptarët. Jetesa e tij shtrihej me Elbasanit dhe resortit luksoz në Palasë. Për disa javë, Ozer ka shijuar plazhin e jugut në vend duke ndryshuar edhe pamje për të mos u njohur, me flokë të qethura dhe me mjekër. Ozer është identifikuar nga gjurmët e gishtërinjve që linte teksa pushonte në ambientet e plazhit luksoz. Bashkë me 28-vjeçarin u kap në Palasë të Himarës e bashkë me të u arrestua edhe Edevaldo Haxhiu, nipi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka që akuzohet se e ndihmonte të shumëkërkuarin që t’i fshihej autoriteteve. Bosi i kriptomonedhave fshihej prej 4 muajsh në një banesë me qira në Elbasan, jo në emër të tij të cilën dyshohet se ia kishte siguruar Edevaldo Haxhiu.
Skema e mashtrimit
Faruk Ozer i arratisur prej muajit prill të vitit 2021 akuzohet në Turqi se në bashkëpunim me persona të tjerë ngriti një skemë mashtrimi nëpërmjet krijimit dhe shitjes së monedhave virtuale përmes kompanisë që vetë ai themeloi duke mashtruar rreth 400 mijë persona që investuan në platformën e tij, tashmë të mbyllur.
Autoritetet atje i bllokuan llogaritë bankare të kompanisë THodex ku iu gjetën 16 milionë lira. Sipas mediave turke, në momentin që është arratisur nga vendi, Faruk Ozer kishte me vete një server ku mbahen 108 milion dollar në formë kriptomonedhash. Në Turqi janë arrestuar disa bashkëpunëtorë të 28-vjeçarit me akuzën e mashtrimit.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A merr fund kriza në PD me zgjedhjen e kryetarit të ri më 29 korrik?
-
Po
18.3%
-
Jo
77%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 361
Lajme të tjera
-
Elbasan/ 54-vjeçari u dëmtua në punë, vihet nën hetim lirë administratori i firmës, mjeku dhe 3 punonjës të spitalit pas kallëzimit të bashkëshortes
7 Qershor, 09:33
-
Vakancat në gjykatën e Elbasanit nga shkarkimet e Vettingut, gjyqtarët të mbingarkuar! Gjatë 2023-shit, 1 mijë dosje për secilin prej tyre
6 Qershor, 16:30
-
VIDEO/ Sherr në hyrje të Kalasë në Elbasan, plagoset një person
6 Qershor, 13:09
-
Aksident në Librazhd, makina përfundon poshtë kamionit! 2 të plagosur
5 Qershor, 15:56
-
Vendoret 2023/ KAS rinumëron votat në Rrogozhinë, Shkëlqim Hoxha s'i ndau sytë fletëve, por Memollaj mbeti fitues! Nesër vendimi për kutitë e burgut
5 Qershor, 11:33
-
Sekuestrimi i pasurive të Ervis Martinajt, familjarët bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë
3 Qershor, 13:33
-
SPAK kërkon 4 vite burg për gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka! Mori 400 mijë lekë ryshfet për uljen e dënimit të një të burgosuri
2 Qershor, 14:26
-
Saimir Tahiri lirohet nga burgu, ish-ministri: Do vazhdoj të kërkoj drejtësi! Dënimin e mbetur 1 vit e 8 muaj do e kryejë në shtëpi! Ka gruan sëmurë, do kujdeset për fëmijët
2 Qershor, 11:33
-
Plagosi vëllanë me thikë pas një sherri, në pranga 49-vjeçari në Elbasan
2 Qershor, 09:23
-
VIDEO/ Egnatia shkruan historinë, mposht Tiranën dhe fiton Kupën e Shqipërisë! 120 minuta lojë në Elbasan
1 Qershor, 21:39
-
Do të vriste Mariglen Hidën në Elbasan, lihet në burg Briken Rusta dhe shoku tij Emanuel Rrapushi
1 Qershor, 16:08
-
Finalja bën 'armiq' Shehin dhe Tetovën, arbitër me stemën e FIFA-s për Kupën e Shqipërisë! FSHF jep shpërblimin
1 Qershor, 15:49