Vettingu ‘zbraz’ Prokurorinë e Elbasanit, 6 hetues nga 20! Dhoma e Avokatisë: Të merren masa

Me 4 prokurorë më pak vetëm në javët e fundit, pjesë më e madhe e tyre për shkak të vetting-ut, organi i akuzës në Elbasan ka krijuar situatë kaotike, problem që e vuajnë qytetarët që presin drejtësi. Prokuroria e Elbasanit, aktualisht, bashkë me drejtuesin ka 6 prokurorë, ndërsa në gjendje normale duhej të ishin 20 në organikë. Shqetësimin e ngre kreu i Dhomës së Avokatisë Elbasan, Demir Çiftja.

Për situatën, Çiftja thotë se i janë drejtuar zyrtarisht “qeverisë” së prokurorive, Këshilli të Lartë të Prokurorisë, për marrjen e masave për emërime të reja.

Ndërkohë, vera rrit edhe numrin e seancave, periudhë që përkon me kthimin në atdhe të emigrantëve.

Mungesa ka edhe në trupën gjyqësore të Gjykatës së Elbasanit, nga 20 që duhet të ishin në organikë janë vetëm 11 gjyqtarë.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E DREJTA: 22/07/2024 10:33

    ME MIRE PAK E SAKTE SE SA LLUMIN...

    Përgjigju
  • Damir: 21/07/2024 16:30

    Zoti Demir! A mbahen hajdutët të lidhurit me bandat kriminale mo? Janë bo gjith miliarderë që nuk dijnë ku i kanë pasurit.

    Përgjigju
    • Kaps: 21/07/2024 19:51

      Kan vjedh gruan tende hajdutet

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori