Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar për lënien në burg të Fredi Belerit duke e konsideruar si një vendim që nuk është në përputhje me dispozitat e shtetit ligjor dhe nuk përbën trajtim të drejtë për një kryebashkiak të zgjedhur.
Në reagim thuhet se ky vendim ka qenë edhe çështje diskutimi gjatë ditës së sotme në takimin në Oslo mes ministres së Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka dhe homologut të saj Nikos Dendias.
Reagimi i Plotë:
Refuzimi i sotëm i ankesës së kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleris, kundër vazhdimit të paraburgimit të tij, nuk rezulton të jetë në përputhje me dispozitat e shtetit ligjor, ndërkohë që nuk përbën trajtim të drejtë të një përfaqësues i zgjedhur i pushtetit vendor, pasi, siç del nga një njoftim i Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë, është i vetmi paraburgim në gjithsej 31 ankesa për krime elektorale.
Ai gjithashtu ngre pikëpyetje për ekzistencën e përshtatshmërisë politike për mbajtjen e paraburgimit, pasi ngre pengesa thelbësore që F. Beleris të marrë detyrën e tij si kryetar komune.
Paraburgimi në vazhdim i F. Beleris ka qenë objekti i bisedës së sotme mes ministrit të Jashtëm Vasilis Kaskareli dhe homologes së tij shqiptare Olta Xhaçka në Oslo, në margjinat e takimit joformal ministror të ministrave të jashtëm të NATO-s.
Ministria e Punëve të Jashtme e mban çështjen shumë lart në prioritetet e saj dhe, përtej dimensionit dypalësh të çështjes, do të vazhdojë të informojë dhe ndërgjegjësojë komunitetin ndërkombëtar dhe në veçanti partnerët europianë, pasi Shqipëria është vend kandidat për anëtarësimi në BE.
Lajmi kryesor:
Apeli i GJKKO lë në burg Fredi Belerin, nxjerr nga qelia Kokaveshin! Greqia: Vendim në mospërputhje me dispozitat e shtetit ligjor
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
67.9%
-
Jo
27.2%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 2399
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Si do të shpërndahen pasuritë e sekuestruara zyrtarëve të lartë?
24 Prill, 20:10
-
Fredi Beleri dhe Greqia, Rama: S'negociojmë asgjë e me askënd, as brenda partisë e as mes partive e as me një shtet tjetër
24 Prill, 17:49
-
‘Formula’ belge për të tejkaluar çështjen “Beleri” mes Shqipërisë dhe Greqisë! Flet ambasadori Meurice
24 Prill, 15:56
-
Masakra e Lushnjës, GJKKO dënon me burg përjetë Laert Haxhiun! Në 2017 u vra Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, shënjestër ishte nipi Aldo Bares
24 Prill, 15:35
-
INTERVISTA/ Arrestimet e ‘5D’ Rama për Report Tv: SPAK le t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit! 'Emisioni i RAI3', Kryeministri: Shqipëria u sulmua me duart e italianëve, malli nga Tirana
24 Prill, 14:25
-
'Mbylle gojën plehrë, të ** nënën', plas grushti në Parlamentin grek, deputeti i pavarur godet ligjvënësin e ekstremit të djathtë (FOTO)
24 Prill, 13:15
-
FOTO+VIDEO/ Pluhuri afrikan ‘pushton’ Athinën dhe qytetet e tjera, qielli i kuq! Mjegulla ‘zhduk’ Akropolin
24 Prill, 12:18
-
Pirro Dhima: Në Greqi me bullizojnë si shqiptar nga mëngjesi në darkë, por unë nuk ndihem shqiptar
23 Prill, 22:12
-
Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive mbi 400 mijë euro të Gëzim Çelës dhe të afërmve të tij
23 Prill, 15:43
-
'Mitsotakis, gjueti votash', PASOK: Vënia e Belerit në lista nuk është akt patriotik as për vetë Greqinë
23 Prill, 12:16
-
Mero Baze: Përpjekje për ta kthyer në normalitet 'krizën' me Greqinë
22 Prill, 21:07
-
Sarandë/ Vuante nga probleme të shëndetit mendor, turistja gjermane rrëzon amerikanen nga shkallët në Lukovë
22 Prill, 15:19