TIRANË-Prokurori Maksim Sota do të qëndrojë në 'arrest shtëpi'. Masa e arrestit është konfirmuar edhe nga apeli i GJKKO pasi Sota kërkoi lirinë e plotë.
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Gjykata refuzi kërkesën dhe la në fuqi vendimin e dhënë me herë nga shkalla e parë.
Sota i arrestuar në kuadër të operacionit "Shpirti" SPAK, që kërkoi lënien në fuqi të masës,po kryen hetime ende për anëtarët e dyshuar të këtij grupi. Sipas SPAK ndryshimi i masave do të sillte rrezik për të ndikuar tek provat dhe dëshmitarët.
Maksim Sota u pezullua 2 javë më parë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Ka qenë vetë Sota, ai i cili ka paraqitur kërkesë në KLP për pezullimin e tij nga ushtrimi i detyrës, pasi konstatoi se është subjekt i një procedimi penal dhe këtë herë jo si prokuror, por si person nën hetim.
Maksim Sota u akuzua në dosje për shpërdorim detyre. Sipas dosjes, roli i supozuar i prokurorit Maksim Sota rezulton nga deklarimet e bashkëpunëtorëve të drejtësisë Donial Droli dhe Maringlen Shusha, sipas të cilëve drejtuesi i grupit kriminal shqiptar Ilirjan Duçellari (Zaimi), arrestuar në Shqipëri në korrik 2020, kishte lidhje me prokurorin, madje i kishte siguruar një shtëpi me qira të cilën e paguante trafikanti, kur Maksim Sota jetonte bashkë me Maringlen Shushaj. Megjitjatë, ai i ka mohuar këto akuza duke thënë se ka jetuar te shtëpia e vëllait të tij në Vlorë. Mbi bazën e këtyre dëshmive, u krijua dyshimi për "infiltrimin e grupit kriminal në radhët e përfaqësuesve që ushtrojnë ndjekjen penale në emër të Shtetit me pasojë të drejtpërdrejtë vështirësi dhe pengesa shtesë në drejtim të parandalimit dhe luftimit të këtyre veprimtarive kriminale". SPAK mbi këto elemente ka bazuar akuzat ndaj prokurorit Maksim Sota për shpërdorim detyre.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2100
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbajti të mbyllur 21-vjeçaren në një apartament në Astir, 36-vjeçarin e tradhtuan gjurmët e gishtërinjve kur u ndalua nga Rrugorja
26 Janar, 16:08
-
Tiranë/ Mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren në një apartament në 'Astir', arrestohet njëri prej djemve! 36 vjeçari me precendentë, u dënua dhe për vrasjen e Denis Kasajt (EMRI)
26 Janar, 13:13
-
GJKKO e dënoi me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje, Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Memolla: Nuk iki nga posti pa vendim të formës së prerë
26 Janar, 12:27
-
Ish-presidenti Moisiu mesazh partive në prag të zgjedhjeve të 11 majit: Mendoni për Shqipërinë më shumë se për karriget
26 Janar, 12:18
-
Tiranë/ Babë e bir arrestohen për armë dhe kokainë në shtëpi! 76-vjeçari tentoi të hidhte drogën në lavaman, ndërsa pistoletën e hodhi nga ballkoni (EMRAT+VIDEO)
26 Janar, 12:03
-
Tiranë/ Me armë në brez lëvizte me makinë në rrugën “Pjetër Bogdani”, me video momenti i arrestimit (EMRI+VIDEO)
26 Janar, 10:53
-
Tentoi të trafikojë në SHBA 1 ton kokainë më 2023, SHBA i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e arrestuar në laboratorin e Fushë-Krujës
25 Janar, 20:23
-
Tiranë/ Sërish zjarr në pallatet e kompleksit 'Kika' te 'Komuna e Parisit'! Merr flakë garazhi, shkak kompresori i frigoriferit të një marketi! Evakuohen banorët, mes tyre fëmijë (VIDEO)
25 Janar, 18:31
-
'Giro d’Italia' në Tiranë, Veliaj pret Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit: Do shkëlqejmë sërish! Enrico Della Casa: Tirana, në rrugën e duhur
25 Janar, 17:06
-
Tiranë/ Shpërndante kokainë dhe hashash në zonën e “Astirit”, arrestohet 29-vjeçari! Një pjesë e drogës gjendet në biznesin e tij (VIDEO)
25 Janar, 17:00
-
Blushi i PL sulmon SPAK nga Elbasani: Dumani vegël qorre e Ramës, nuk hetoi krimet elektorale! Do ngremë Ministrinë e Diasporës pas 11 Majit
25 Janar, 16:50
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31